Malmstrom ne Kosove pa udherrefyesin per vizat

Komisionerja e BE-së për punë të brendshme, Cecilia Malmstrom, viziton sot Kosovën, por duarthatë. Ajo nuk do ta sjellë në Prishtinë dokumentin që do t`ua tregonte kosovarëve detyrat që duhet t`i bënin në mënyrë që të mos mbesin të izoluar. Këtë ditë nuk do të shpaguhet pritja e gjatë e shoqërisë dhe institucioneve kosovare.

 

Zyrtarë të BE-së kanë njoftuar se komisionerja nuk mund ta sjellë në Kosovë udhërrëfyesin, pasi që fillimisht duhet të nisë një proces që do të definonte detyrat që do të përmbajë udhërrëfyesi.

Në vendet e rajonit një proces i tillë është quajtur dialogu për fasilitimin e liberalizimit, dhe ka zgjatur rreth gjashtë muaj

Follow Us
Find us on Facebook