Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Banner

Thaci fton vetvendosjen per bisedime

Kryeministri Hashim Thaçi ka ftuar krerët e Lëvizjes Vetëvendosje të bisedojnë për të shmangur protestat e reja të paralajmëruara nga ky subjekt politik për datën 22 janar.Ftesa e kryeministrit për dialog drejtuar Vetëvendosjes kishte edhe porosinë se Qeveria nuk do të bëjë kompromise me Kushtetutën dhe ligjet, apo edhe marrëveshjet ndërkombëtare.

Ndërkohë që Vetëvendosje ka përsëritur edhe të mërkurën se më 22 janar do të organizojë protestë të ngjashme me atë të 14 janarit, që si synim do të ketë bllokimin e kalimit të mallrave nga Serbia për në Kosovë.

Sidoqoftë, kryeministri Thaçi ka theksuar se Vetëvendosje duhet të kthehet në Parlament dhe aty të bisedohet për të gjitha çështjet.

“Unë e ftoj edhe Lëvizjen Vetëvendosje që të vijë në Parlament dhe aty të bashkëbisedojmë dhe të zhvillojmë debatin për dilemat dhe dallimet që mund t’i ketë spektri politik kosovar. Dilemat dhe dallimet zgjidhen vetëm në institucione dhe e ftoj Lëvizjen Vetëvendosje që të mos e bartë politikën në rrugë”, është shprehur Thaçi.

Mirëpo, Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga protesta e radhës më 22 janar. Dardan Molliqaj nga ky subjekt politik, ka theksuar se dallimi i vetëm i organizimit të protestës së datës 22 me atë të 14 janarit, mund të jetë masiviteti, duke besuar se edhe më shumë njerëz do t’i përgjigjen thirrjes së Vetëvendosjes për bllokimin e rrugëve për mallrat e Serbisë që provojnë të futen përmes kalimeve kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë.

“Prapë do të jemi në pikat Dheu i Bardhë dhe Merdare, ku në mënyrë të njëjtë, sikurse më 14 janar, do ta bëjmë bllokimin e rrugëve që vijnë nga Serbia, për ta ndaluar Serbinë në Kosovë. Sigurisht që do të rrimë aty derisa Qeveria e Kosovës nuk e zbaton vendimin e Parlamentit të Kosovës. Në momentin kur Qeveria e zbaton këtë vendim, atëherë ne nuk do të jemi në rrugë, por do të jemi në aktivitete tjera”, ka thënë Molliqaj.

Pretendimet e Vetëvendosjes që përmes protestave në rrugë të bllokojë qarkullimin e mallrave nga Serbia për në Kosovë, nga kryeministri Hashim Thaçi shihen të parealizueshme. Kryeministri ka rikujtuar se Kosova tashmë ka arritur marrëveshje me Serbinë për këtë çështje dhe është zotuar se marrëveshjet ndërkombëtare, si edhe Kushtetuta dhe ligji do të jenë çështje të panegociueshme.

“Ne të gjithë duhet ta dimë se nuk mund të bëhet kompromis me ligjin, Kushtetutën dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Debati politik nuk nënkupton debat për Kushtetutën, ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare”, ka theksuar Thaçi.

Para 22 janarit, është paralajmëruar që edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, të provojë që t’i ulë partitë politike dhe subjektet tjera relevante në një tavolinë bisedimesh, në mënyrë që të shmangen protestat dhe dhuna eventuale, siç ngjau më 14 janar.

Megjithatë, Dardan Molliqaj i Vetëvendosjes, ka thënë se bisedimet me presidenten nuk mund ta zhbëjnë mocionin e Kuvendit të Kosovës për reciprocitet me Serbinë.

“Ne nuk kemi marrë ftesë dhe as thirrje nga Presidenca. Sigurisht që për çështjet, për të cilat ka marrë vendim Parlamenti, si organi më i lartë, besoj se ato nuk duhet të diskutohen. Por, megjithatë do të presim të shohim se për çka dhe kur po na thërret, si dhe cili është qëllimi i ftesës”, ka shtuar Molliqaj.

Protesta e Vetëvendosjes e datës 14 janar, përfundoi me ndërhyrjen e dhunshme të policisë, fillimisht në Merdare, e më pas edhe te vendi i quajtur Dheu i Bardhë, që si pasojë pati mbi 100 arrestime, në mesin e të cilëve edhe 5 deputetë të Kuvendit të Kosovës nga kjo lëvizje politike, që më pas u liruan.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook