Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Banner

Rexhepi sulmon Vetvendosjen: Nuk na e merrni dot pushtetin as neve dhe as Serbise

Vetëvendosje dhe zyrtarët qeveritar nuk kanë të ndalur në deklaratat e tyre duke akuzuar njeri tjetrin se kanë nxitur dhunën gjatë protestave të 14 janarit. Gjatë një debati në emisionin ‘Rubikon’, Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi dhe deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi, kanë polemizuar ashpër në mes vete duke fajësuar njeri tjetrin për eskalim të situatës.


Deputeti Selimi deklaroi se dhuna është urdhëruar nga Qeveria ndërsa ajo sipas tij ka qenë e paralajmëruar qysh më herët me anë të deklaratave nga zyrtarët qeveritar se nuk do të lejojnë bllokim të rrugëve. Sipas Selimit protesta është nisur dhe ka qenë paqësore ndërsa policia ishte ajo që sipas tij ka nxitur dhunë. Ai po ashtu ka bërë të ditur se edhe protesta e së dielës do të jetë me qellim të njëjtë për të bllokuar hyrjen e mallrave serbe,madje sipas Selimit kësaj here pret që të ketë edhe numër më të madh të pjesëmarrësve në protestë.

Por gjithë këto deklarata të Selimit nuk i pëlqyen Ministrit të Brendshëm Bajram Rexhepi.Ai tha se Qeveria nuk ka tendencë që të bëjë shtet policor por shtet ligjor, sipas tij policia është në zbatim të ligjit dhe ashtu do të veprojë çdo herë. “Nuk do të lejojmë nga askush që të marr kontrollin e kufirit”, ka thënë Rexhepi. Ai po ashtu i ka bërë me dije Selimit se nuk do ta mund ta marrin pushtetin me dhunë derisa ky i fundit ka ndërhyrë duke thënë se nuk po tenton t’ia marr pushtetin Thaçit por Serbisë. Por Rexhepi ri -deklaroi se ata nuk mund të ja marrin pushtetin as atyre e as Serbisë

“S’mund të na merrni pushtetin as neve as Serbisë”,ka thënë Rexhepi duke i bërë thirrje qytetarëve që të mos i përgjigjen kërkesës së Vetëvendosjes për protestë.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook