Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Banner

Kuci: Jemi gati te takohemi me Vetvendosjen

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka deklaruar se veprimet e çdokujt duhet jenë në përputhje me ligjin, kurse vlerësimin se kush ka bërë shkelje të ligjit më 14 janar në protesta duhet ta japin organet kompetente.

“Ajo çka mund të them është se kryeministri i Republikës së Kosovës dje edhe njëherë ka dhënë mbështetje për Policinë e Kosovës në kuptimin e vendosjen së rendit dhe ligjit dhe njëkohësisht ka kërkuar hetim në raste të shkeljeve që kanë mundur të jenë dhe kjo nuk nënkupton që në asnjë rast veprimet joligjore të dikujt të justifikohen”, ka thënë ai.

Kuçi jep për gazetarë edhe arsyetimet e mosveprimit shtetëror në pjesëve veriore. Sipas tij, situata atje është më e komplikuar. “Ajo çka mund të them është se në veri janë rrethana të tjera dhe në veri kemi të bëjmë me një strukturë shtetërore të një shteti tjetër që ka agresion mbi Kosovën dhe nuk është justifikim i asnjë veprimi diku tjetër për çështjen që gjendet në veri ose e kundërta. Veprimet në veri kërkojnë ndoshta fuqinë shtetërore të Republikës së Kosovës, por kërkojnë edhe fuqinë e EULEX-it dhe të KFOR-it”, ka thënë Kuçi, raporton rtv21.

Gazetarët kanë insistuar edhe me pyetje të tjera pikërisht rreth protestave të paralajmëruara për 22 janar nga Vetëvendosje. Kuçi në këtë rast tha se janë të gatshëm për takim dhe që të gjendet një zgjidhje brenda institucioneve. “Nëse si institucion për ta është ma telashe të vijnë në Qeveri, e ftojmë që çdo mekanizëm në Kuvendin e Kosovës ta shfrytëzojë në mënyrë demokratike. Ne jemi ata që i përgjigjemi edhe ligjit, edhe Kuvendit për të gjitha veprimet tona, por askush nuk mund ta merr legjitimitetin në dorën e vet kundër ligjit në emër të mbrojtjes së ligjit”, ka thënë Kuçi. /Telegrafi/

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook