Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Banner

Gjykata e Larte: Pafajsi per Meten

Me një vendim që përmbante vetëm tre paragrafë të shkurtër, Gjykata e Lartë i dha pafajësinë Ilir Metës, duke zbuluar ndoshta atë çka pritej, por lënë pa zbardhur vetëm argumentimin e tij.
Në seancën e 21-të të procesit gjyqësor të zhvilluar në Gjykatën e Lartë në ngarkim të ish-zëvendëskryeministrit Ilir Meta, Kolegji Penal shpalli pafajesine per te me 4 vota pro dhe nje vote paralele. 

Edhe pse vendimi ishte caktuar te deklarohej ne oren 13, Kolegji Penal hyri në salle dy orë e gjysmë vonesë. Relatori i ceshtjes Ardian Dvorani deklaroi se Ilir Meta, nën akuzë per korrupsion aktiv te funksionareve te larte shteterore shpallet i

pafajshem per akuzen qe i adresohet, ate te korrupsionit aktiv, si te paprovuar. Me tej relatori Dvorani u shpreh se ai ka mendim paralel, cka do te thote se edhe ai ka qene pro pafajesise se Metës, por te arsyetuar ndryshe.

Brenda 15 ditesh pritet qe Gjykata e Larte te zbardhe arsyetimin e vendimit, nderkohe qe provat materiale do t'i shkojne prokurorise per nje tjeter procedim penal.

Përfaqësuesi ligjor në LSI, Spartak Braho deklaroi pas shpalljes së vendimit se 'Gjykata foli, të tjerët të heshtin. Pas vendimit të gjykatës kjo çështje nuk ka më histori"

Prokurori paraqiti më datë 6 janar pretencën duke kërkuar shpalljen fajtor të Ilir Metës.

Prokuroria ne konkluzionet e saj perfundimtare kerkoi te deklarohej fajtor i pandehuri i saj Ilir Meta, per akuzen e korrupsionit aktiv te funskionareve te larte shteterore dhe te denohet, sipas prokurorit Bujar Sheshi, me dy vjet burgim dhe nje milion leke gjobe,

Prokurori iu referua deshmise se njeriut kyc ne kete ceshtje ish-ministrit te Ekonimise, Dritan Prifti duke ritreguar edhe njehere deklarimet e Priftit, kur tha ne gjykate se kishte presion nga Meta, i cili i kerkonte shpesh, sipas tij favore per ankande dhe koncensione.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook