Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Banner

Basha ne Cair te Shkupit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha dhe kryetari i komunës Çair të Shkupit, Izet Mexhiti do të vendosin zyrtarisht gurthemelin për sheshin “Skenderbeu” më 17 janar në Shkup.  Në këtë datë do të nisin edhe aktivitetet për shënimin e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar dhe Ditës së Flamurit. 
Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka deklaruar për agjencinë e lajmeve INA se është i nderuar për pjesëmarrjen e kreut të Bashkisë së Tiranës dhe se Shkupi do të dëshmoj se është një vatër e shqiptarëve dhe do të mbajë një shesh grandioz ashtu siç e ka Tirana me Skenderbeun. 
“Ne jemi të nderuar me ardhjen e kryetarit të bashkisë së Tiranës, në hapjen solemne të punimeve të sheshit. Kjo ide e jona për këtë shesh vjen nga Tirana, atje ku është përmendorja e Skenderbeut”, ka theksuar Mexhiti. 
Këshilli organizativ për shënimin e 100 vjetorit sot do të zhvillojë takimin e parë ku do të caktojnë agjendën lidhur me fillimin e manifestimeve. (INA)

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook