Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Banner

20 vjetori i FRESSH, Rama: Re Fressh, për të ndryshuar politikën

Forumi i të Rinjve Socialistë feston sot 20 vjetorin e themelimit të tij në Pallatin e Kongreseve, ku rreth 5000 të rinj do të bashkohen për një “RE;FRESSH” të PS-së dhe forumit të tyre. Aktiviteti nisi sot rreth orës 11:30.
Në aktivitetin kryesor në Pallatin e Kongreseve janë të pranishëm kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama drejtues të tjerë të lartë të PS-së si dhe një pjesë e themeluesve të FRESSH-it. Në aktivitet merr pjesë edhe trupi diplomatik i akredituar në Tiranë, ambasadori i SHBA, Arvizu, kryediplomatja britanike, etj.
Ndërkohë përveç organizimit në Pallatin e Kongreseve, të rinjtë do të marshojnë dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është pritur me duartrokitje nga të rinjtë në 20-vjetorin e themelimit të FRESSH. Ai ka përgëzuar aktivitetin e quajtur Re Fressh, duke e cilësuar atë lajmin më të gëzuar për forcën politike që ai drejton, ndërsa i këshilloi të rinjtë se ata sot duhet të ndryshojnë politikën. Re Fresh, për Ramën përfaqëson një vullnet rinor për ta ndryshuar politikën, për ta bërë më të mirën për gjithë shqiptarët.

“Pa ndryshuar politikën asgjë tjetër s’do ndryshojë dot për cdo të ri që meriton vendin e vet në këtë shoqëri. Pa ndryshuar politikën, ju nuk ndryshoni dot realitetin e përditshëm në shkollë, lagje në cdo komunitet që jetojoni, nuk mund të gjejmë vetën në BE, në bashkësinë e kombeve të lira europiane, pa ndryshuar politikën”, tha Rama.

Rama këshilloi të rinjtë të merren me politikën, pasi sa më pak të merren me të, aq më shumë do vuajnë gabimet e saj.
“Të merresh me politikë do të thotë t’i japësh ëndrrës fuqinë mbështetëse të vendimmarrjes, që poltika të veprojë në të mirën tënde. Të bësh të mundura bashkë me të tjerat ato gjera që askush si bën dot i vetëm”, nënvizoi Rama.

Në këtë 20 vjetor, Rama paraqiti para të rinjve edhe programin e ri të PS-së për një “Rilindje Shqiptare”, brenda të cilit, sic tha ai është shkruar një realitet i ri për cdo të ri shqiptar. “Ne duam t’i japim jetë një qeverië që angazhohet realisht me ju, të dëgjojmë shqetësimiet tuaja sot e nesër, historitë, mendimet tuaja”, tha Rama.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook