Prokuroria Publike e Maqedonisë ka ngritur padi penale kundër Universitetit Shtetëror të Tetovës për shkak të intonimit të himnit kombëtar shqiptar.Kjo është bërë e ditur sot nga kryeprokurori i përgjithshëm i vendit, Lupço Shvrgovski i cili theksoi se akuza që do të ngrihet kundër USHT-së bazohet në vepër penale për nxitje të urrejtjes nacionale, racore dhe fetare” lidhur me intonimin e himnit kombëtar shqiptar me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2012/2013 në USHT.
“Do të kërkojmë nga organet e rendit të vërtetohet se kush është organizatori i kësaj ngjarje dhe të mund të shqyrtojmë rastin për të vendosur se a do të ngrisim padinë penale”, theksoi kryeprokurori Shvrgovski.Mediat maqedonase dje reaguan lidhur me intonimin e himnit kombëtar në USHT, ndërsa ministri i Arsimit Pançe Kralev deklaroi se duhet të ngrihet procedura penale për shkeljen e ligjit. Ai kërkoi që institucionet e tilla duhet të respektojnë kushtetutën e vendit, dhe intonimin e himnit shtetëror të Maqedonisë. Zëvendësministri i Arsimit, Safet Neziri deklaroi se nuk duhet problematizuar rastin, për shkak se bëhet fjalë për himnin e flamurit kombëtar shqiptar dhe jo për himn të ndonjë shteti tjetër. (INA)
