Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Home Lajme Kriza: Qeveria greke akoma pa marreveshje per kursimet
Banner

Kriza: Qeveria greke akoma pa marreveshje per kursimet

Liderët e koalicionit qeverisës grek nuk kanë nënshkruar ende paketën e shkurtimeve buxhetore prej 12 miliardë euro edhe pas negociatave me trojkën. Paketa përfshin më shumë shkurtime në paga dhe pensione ndërkohë që treshja ndërkombëtare ka kërkuar më shumë largime nga puna në shërbimin civil. Kryeministri Antonis Samaras po ballafaqohet me kërkesat kontradiktore me trojkën ndërsa aleatët e tij kërkojnë që masat të mos prekin të varfërit. Por ministri i Financave Jannis Stournaras pas takimit me liderët e partive të koalicionit ka thënë se bisedimet me trojkën kanë përparuar.

 

 

 

"Ka pasur progres në diskutimet me treshen. Ne besojmë se në fund do të arrijmë në një konsensus sa më shpejt të jetë e mundur".Ndërkohë ditën e premte trojka do të paraqesë paketën e shkurtimeve buxhetore për partnerët europianë në një takim të Eurogrupit në Qipro, por ministri i financave Stournaras ka thënë se nuk priten vendime për Greqinë."Ky Eurogroup do t'i kushtohet më shumë Spanjës se sa Greqisë, natyrisht unë do të shpreh mendimin tim në lidhje me masat, por siç e dini ky është një Eurogroup joformal, dhe nuk do të ketë vendime për tu marrë,".

Sipas zyrtarëve të qeverisë deri tani inspektorët, të cilët janë duke kërkuar veprime më të ashpra për reduktimin e fuqisë punëtore të fryrë në sektorin publik, kanë miratuar masa me vlerë € 7,5 miliardë euro dhe kanë refuzuar ose kanë kërkuar detaje shtesë mbi pjesën tjetër të masave.Poul Thomsen shefi i misionit të FMN në Greqi ka deklaruar për shtypin pas takimit me ministrin e Financave se takimi rezultoi i mirë.Dy partnerët e koalicionit qeverisë Venizelos dhe Kouvelis kanë kërkuar një zbutje të paketës për personat me të ardhura të ulëta si dhe punonjësit civilë.“Trojka dhe partnerët europianë duhet ta kuptojnë se nuk mund të flitet për asnjë masë në një shoqëri e cila po shkatërrohet. Qeveria po përpiqet, po kërkon të ndihmojë shoqërinë, vendin dhe jo t’i torturojë ata”.

 

Grekët kanë pësuar shkurtime të vendeve të punës, pagave, ndihmave sociale dhe pensioneve që nga viti 2010 dhe qeveria po përpiqet t’i shmangë sa më shumë këto vuajtje por sipas saj është e pashmangshme.

 

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook