Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Home Lajme Mediat maqedonase përfituan 2 milionë euro nga Qeveria, injorohen mediat shqiptare
Banner

Mediat maqedonase përfituan 2 milionë euro nga Qeveria, injorohen mediat shqiptare

Në periudhën pak para zgjedhjeve të fundit mediat maqedonase kryesisht televizionet kanë përfituar mbi 2 milionë euro nga Qeveria. Këto para kryesisht janë përfituar nga televizionet publike si Sitel, Alfa dhe Kanal5, por pjesa tjetër e parave qeveritare kanë shkuar për shtypin dhe portalet elektronike maqedonase.

Gjithçka është përfituar përmes tenderëve të përgatitur, ku mjete në mënyrë simbolike janë ndarë për disa media shqiptare. Akuzat janë lëshuar edhe nga partia opozitare LSDM, e cila ka theksuar se paratë janë derdhur në llogaritë e mediave maqedonase, vetëm 10 ditë para zgjedhjeve. “Vetëm 10 ditë para zgjedhjeve, rreth 600 mijë euro janë lëshuar në llogaritë e Sitel, 230 mijë euro në konton e Alfa dhe 90 mijë euro në konton e Kanal5.

Në periudhën e njëjtë janë lëshuar edhe më shumë se1 milion euro për agjencitë e marketingut dhe subjektet e tjera juridike si bashkëpunëtore të qeverisë”, theksoi zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov. Sipas tij, me këtë qeveria ka korruptuar shumicën e mediave dhe se me këtë po kontrollohen politikat redaksionale të këtyre mediave.

Sipas Shoqatës së Gazetarëve, vetëm tre vitet e fundit janë harxhuar 18 milionë euro nga buxheti qeveritar për reklamat dhe fushatat qeveritare. Gati të gjitha këto mjete janë shfrytëzuar nga mediat maqedonase.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook