Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Home Lajme Hahn: Presion pesë shteteve të BE-së që ta njohin Kosovën
Banner

Hahn: Presion pesë shteteve të BE-së që ta njohin Kosovën

Pesë vendet anëtare të BE-së të cilat nuk e kanë e njohur Kosovën, së shpejti do të përballen me presionin e Brukselit që ta ndryshojnë qëndrimin e tyre, shkruan gazeta serbe Novosti.

Sipas kësaj gazete ky qëndrim vjen pas deklaratave të para të Komisionerit të ri për politika të fqinjësisë Johanes Han, i cili ka thënë se pret ndryshim të qëndrimit të këtyre shteteve dhe ka theksuar se personalisht do ta diskutojë këtë çështje me shefen për politikë të jashtme Frederika Mogerini. “Duke u përgatitur për këtë post, kam kuptuar se ndoshta në bisedimet me qeveritë e këtyre pesë shteteve, te shohim se ku qëndrojmë për momentin, sa ato janë fleksibile dhe cilat janë hapat e mundshëm me qëllim që gjendja të përmirësohet, në mënyrë që mos të kemi pengesa në bisedimet dhe punën e mëtutjeshme me Kosovën. Kjo do të jetë pjesë e punës time në disa muajt e parë, ka thënë Johanes Han.

Në çështjen e Kosovës, shihet më së miri, mosuniteti i vendeve anëtare të bashkimit Evropian, andaj Brukseli në periudhën vijuese do të mundohet që të bëjë diçka në këtë drejtim. Megjithatë, vështirë është të mendohet se do të mund të ndryshohet diçka seriozisht, duke ditur qëndrimet e ngurta të Qipros, Rumanisë, Spanjës, Greqisë dhe Sllovakisë. si dhe gjendjen në terren, në momentin kur po shtohen apetitet rajonale, siç është rasti i Katalonisë.

Johanes Hahn, ka falënderuar paraardhësin e tij, Shtefan Fyle, por nuk ka shkuar më përpara se ai, në raport me Serbinë. Sipas gazetës Novosti, në raportin vjetor që do të publikohet javën e ardhshme, propozohet që në negociatat e BE-së me Serbinë, më në fund të hapet kapitulli i parë, cili kërkon edhe normalizimin e raporteve me vendet fqinje.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook