Ekziston mundësia që udhëheqja ilegale në veri të rishqyrtojë mbajtjen e referendumit të caktuar më parë datat 14 e 15 shkurt të këtij viti, ka thënë për medie të Beogradit kryetari ilegal i Mitrovicës Kërstimir Pantiq.
"Ne nuk duam të marrim ndonjë vendim që do të jetë në kundërshtim me interesat shtetërore dhe kombëtare. Në tregohet se shtyrja e referendumit do t’i bëjë mirë ose do të përmirësojë pozitën e Qeverisë ose të kryetarit Tadiq, jemi të gatshëm të bisedojmë për shtyrje”, ka thënë Pantiq pas takimit të me të ashtuquajturin ministër për Kosovën Goran Bogdanoviq.
Pos Pantiqit në takim kanë qenë edhe kryetarët ilegalë të Leposaviqit, Zubin Potokut dhe të Zveçanit. Takimin e kishte thirrë Goran Bogdanoviq i cili ka kërkuar që të hiqet dorë nga referendumi.