Brace: Pergjegjes per dhunen ne Kosove eshte Hashim Thaci

Deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Erion Braçe, ka dënuar dhunën e përdorur nga policia e Kosovës në dëm të anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosja. Ai e ka cilësuar ndërhyrjen e policisë kosovare si barbare, ndërsa bën përgjegjës kryeministrin Hashim Thaçi.

“Lëvizja Vetëvendosje ka lajmëruar se pas ndërhyrjeve të dhunshme policia ka ndaluar thuajse gjithë lidershipin e Vetëvendosje-s, nënkryetarin, deputetë e udhëheqës të tjerë të saj dhe të protestës legjitime. Në të njëjtën kohë, në Siri dhe Kosovë ndodh kjo!”, ka thënë Braçe, raporton portali Lajmi i Fundit.

Braçe, i cili e ka shprehur hapur simpatinë e tij ndaj opozitës në Kosovës, prej ditësh po komenton protestën e Vetëvendosje, duke dënuar dhunën e ushtruar ndaj saj. Sipas tij, arrestimi i deputetëve të opozitës është shfaqja më e keqe që po jep qeveria e Kosovës. “Hashim Thaçi, nuk goditet e nuk dhunohet kryetari i opozitës”, ka thënë Braçe.

Follow Us
Find us on Facebook