Rama: Burrat e kombit do turperoheshin nga kjo drejtesi

Një ditë pas shpalljes së Ilir Metës i pafajshëm nga Gjykata e Lartë, për akuzën e korrupsionit aktiv, vjen reagimi i parë nga Partia Socialiste.
Nga Lushnja ku ndodhej në një takim me të zgjedhurit vendorë socialist Edi Rama e ka komentuar vendimin e gjykatës, si tallje cinike me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi duke theksuar se ky është një hap drejt instalimit të një regjimi të padrejtësisë në Shqipëri.

“Jam i vetëdijshëm për zemërimin që vlon mes njerëzve të zakonshëm. I vetëdijshëm për kërkesën këmbëngulëse të pjesës aktive të popullit opozitar për të reaguar ndaj padrejtësisë. Por

le të jemi të vetëdijshëm - ka deklaruar Rama - se ka vetëm një rrugë për ta përmbysur këtë gjendje skandaloze dhe kjo është rruga e ndërtimit të alternativës europiane që ne kemi marrë përsipër".

Duke e lidhur vendimin e Gjykatës së Lartë me 100 vjetorin e pavarsisë kreu opozitës ka postuar dy mesazhe në faqen e tij në Twitter ku thotë se “ Skenderbeu dhe gjithe eterit e kombit e te pavaresise shqiptare do ndjeheshin sot te turperuar nga llumi i drejtesise pas 100 vjet pavaresi”. Ndërsa në mesazhin e dytë publikuar në harkun e 1 orë Rama shkruan se “E turperuar ndjehet sot edhe Europa, qe dje u pengua nga drejtesia ne perpjekjen per ta kandiduar Shqiperine ne BE ne vitin e pavaresise”.Pavarsisht mosdaljes me një deklaratë publike për këtë cështje nga opozita kjo nuk i ka penguar disa deputetë socialistë të shprehin kundërshtinë e tyre për vendimin nëpërmjet rrjeteve sociale si Facebook dhe Twitter.


Follow Us
Find us on Facebook