Riker: Vizite pa deklarata

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti të hënën diplomatin amerikan, zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit për Evropën Qendrore dhe Jugore, Philip Reeker. Pas takimit nuk ka pasur konferencë për media. U tha se diplomati amerikan Reeker ritheksoi mbështetjen e qeverisë amerikane për zhvillimin dhe afirmimin e mëtejmë të shtetit të Kosovës.

Sipas një komunikate për media kryeministri Thaçi e njoftoi diplomatin amerikan për zhvillimet kryesore në Kosovë, me theks të veçantë për bisedimet teknike me Serbinë në Bruksel, për implemetimin e marrëveshjeve të arritura dhe për përmbushjen e parakushteve për hapjen e perspektivës euroatlantike. Në takim po ashtu u bisedua për thellimin bashkëpunimit rajonal të Kosovës, për vazhdimin e reformave dhe zhvillimin ekonomik.

Vizita e diplomatit amerikan në Kosovë pason protestën e Lëvizjes Vetëvendosje të shtunën më 14 janar, në përpjekje për të bllokuar pikat kufitare me Serbinë, në frymë të, siç thuhej, mocionit të miratuar nga Kuvendi i Kosovës për reciprocitet të plotë me Serbinë në rrafshin ekonomik dhe politik. Protesta përfundoi me më shumë se 140 të arrestuar dhe dhjetëra lëndime nga radhët e protestuesve dhe të Policisë së Kosovës.

Follow Us
Find us on Facebook