Diplomati rus: Serbia ta marrë veriun, Kosova Luginën

Diplomati rus në Prishtinë, Andrey Y. Shugurov, është i bindur se minoritetet nuk kanë të ardhme në Kosovë, prandaj, siç thotë ai, shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte opsioni më i arsyeshëm për të dyja palët.

Sipas tij, përfshirja e komunave veriore në kuadër të Kosovës në vitin 1959 ka qenë artificiale, kështu që situata duhet të kthehet në mesin e shekullit të kaluar, kur Lugina e Preshevës ishte Kosovë, e pjesa veriore Serbi. “Mendoj se ky do të ishte opsioni më i arsyeshëm. Por, po e përsëris ky është mendimi im personal që është krijuar pas pesë viteve që po qëndroj këtu në Kosovë”, thotë për gazetën “Zëri” Shugurov, udhëheqës i Zyrës ruse në Prishtinë, e cila funksionon në kuadër të Ambasadës Ruse në Beograd.

 

Follow Us
Find us on Facebook