Mogherini: Formoni qeverinë, vazhdoni dialogun me Serbinë

E porsazgjedhura në postin e shefes së diplomacisë evropiane, italiania Federica Mogherini, i është përgjigjur për orë të tëra pyetjeve të deputetëve evropianë.

Ajo ka folur për tema të shumta globale, që nga marrëdhëniet me Amerikën Latine e deri tek lufta kundër ISIS-it, por Ballkanit Perëndimor i ka kushtuar vetëm pak sekonda.

Kur ka folur për rajonin, ka thënë se shtetet e Ballkanit duhet të bëhen gati për hyrje së bashku në Bashkimin Evropian. Ndërsa, duke folur për Kosovën, ajo ka thënë se qeveria në Prishtinë duhet të formohet sa më shpejt në mënyrë që të vazhdojë dialogu me Serbinë.

Follow Us
Find us on Facebook