Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Banner

Miratohet Komisioni per shkarkimin e Spahiut

Komisioni i Ligjeve ka miratuar kerkesen e deputeteve te PD-se per hetimin e veprimtarise se nenkryetarit te KLD-se, Kreshnik Spahiu, vetem me votat e maxhorances. Relator i ceshtjes,  deputeti demokrat Viktor Gumi, ka kerkuar shkarkimin e  Kreshnik Spahiut, pasi ka shkelur Kushtetuten. Sipas tij kuvendi ka te drejte kushtetuese per shkarkimin.

 

Ne mbledhje ka qene i pranishem vete Spahiu, i cili ka argumentuar se ne asnje rast Kushtetuta nuk parashikon shkarkimin e tij, e as te anetareve.

“Prej shume kohesh jane vene nen presion, por une nuk largohem nga presionet”- ka thene Spahiu.

Kreu i komisionit, Rusmajli nuk ka lejuar Spahiun te flase per thelbin e ceshtjes por thjesht per procedure, duke i nderprere fjalen.

“Sillesh me harbutëri në mbledhje. Nuk lejohet të dalësh jashtë rendit të ditës, nëse ti del jashtë rendit të ditës të gjithë anëtarët kanë të drejtë të dalin jashtë e të bëjnë gjyqe, kjo seance nuk është bërë të të bërë gjyqin, është procedurale, të kam shkruar që t’i nuk futesh në substancën e gjësë, kam shumë unë, por mbaj gojën mbyllur, ti flet vetëm për procedurën e nëse ti flet për këtë je i mirëpritur, nëse ti kalon në substancë unë po fiksoj vërejtjen e parë që ju jap juve”- tha Rusmajli.

Pas tij e mori fjalen deputeti i PS-se, Fatmir Xhafaj, qe kerkoi nga deputete te lejohet te flase Spahiu. “Si të hy në substancë si jo Spahiu, ky komision nuk lejohet të bëjë gjyqin, sepse nuk është komision gjyqesh. Se cfarë keni ju me këtë është cështja juaj, ne jemi si opozitë për ta dëgjuar, pavarësisht se çfarë mendojmë ne për qasjen tuaj. Jepini mundësinë të shprehet, këtë nuk ia heqim ne, ai mund të mos flasë atë që i intereson komisionit nuk është në të mirën e tij”- tha Xhafa.

Pas tij e mori serish fjalen Spahiu, por serish u ndalua nga Rusmajli, i cili kerkoi nderprerje te mbledhjes per 5 minuta, sa te largohej nenkryetari i KLD-se, Kreshnik Spahiu. Ky i fundit la sallen, duke akuzuar per presion te vazhdueshem.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook