Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Banner

Ne dyshim roli i Presidentes per takimin me partite politike

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, pritet që brenda tre ditësh t’i ftojë të gjitha forcat politike parlamentare dhe joparlamentare, në përpjekje të tejkalimit të situatës së krijuar pas ngjarjeve të 14 janarit. Megjithatë, nuk pritet që Jahjaga t’i ulë në një tavolinë pozitën dhe opozitën, pas ashpërsimit të raporteve ndërmjet Qeverisë së kryeministrit Hashim Thaçi dhe partisë së Albin Kurtit, rreth zbatimit të vendimit të Kuvendit për reciprocitet politik, ekonomik dhe tregtar me shtetin serb.

 

Megjithatë, këshilltari i lartë i presidentes, Ramush Tahiri i ka deklaruar gazetës “Zëri” përmes telefonit, se menjëherë pas kthimit nga vizita në Emiratet e Bashkuara Arabe, Jahjaga do t’i ftojë të gjitha subjektet politike parlamentare dhe joparlamentare për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë.

“Presidentja posa të kthehet nga vizita zyrtare, do të përmbushë obligimin e saj ligjor dhe do t’i ftojë partitë në një takim në përpjekje të tejkalimit të situatës së krijuar pas protestës së 14 janarit”, ka thënë Tahiri.

Megjithatë, ai nuk ka mundur të konfirmojë ditën se kur do të ftohen partitë politike për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit, porse ka theksuar se një gjë e tillë gjithsesi se do të ndodhë para 22 janarit, kur edhe Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar organizimin e protestës së radhës për bllokimin e dy pikave kufitare në Merdar dhe Dheu i Bardhë

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook