Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Banner

Widhers: Demokracia ne Shqiperi si ne Ukraine dhe Hungari

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, John Withers, shprehu shqetësimin e tij për gjendjen e demokracisë në Shqipëri.

Në një intervistë dhënë për Zërin e Amerikës, zoti Withers tha se demokracia shqiptare nuk po ndjek rrugën e demokracive perëndimore, por po shkon drejt regjimeve të ngjashme me atë hungarez dhe ukrainas.

“Shqetësohem se më duket se Shqipëria nuk po ndjek rrugën e demokracive perëndimore, por po shkon në drejtimin që po shkon Hungaria e cila po merr masa shtypëse ndaj medias, apo në drejtimin e Ukrainës që përdor gjykatat për të sulmuar udhëheqës të opozitës apo për të mbrojtur aleatë politikë dhe miq. Mendoj se po ndjek drejtimin e Rusisë, ku zgjedhjet nuk janë në standardet ndërkombëtare, gjë që ne presim t’i ketë një demokraci e zhvilluar”, tha ish-ambasadori Withers.

Ish-ambasadori ia faturoi lidërve të politikës shqiptare moszgjidhjen e problemeve të rëndësishme dhe ndërmarrjen e reformave të nevojshme për integrimin e vendit në BE. Sipas tij, liderët politikë shqiptarë janë përcarës dhe aspak bashkues.

“Problemet e politikes nuk vijnë nga ambjenti, por polarizimi politik i udhëheqësve që thjesht nuk kanë në vetvete instiktin demokratik, për të cilët demokracia është diçka jashtë tyre, demokracia është diçka që nuk u vjen për shtat diçka që ata duhet ta manipulojnë për botën e jashtme, por jo që ata vetë ta praktikojnë”, tha zoti Withers duke u kujdesur të sqarojë se qendrimet e tij, disa të publikuara në kabllogramet e Wikileaks për Ramën dhe Berishën, nuk ishin personale, por qendrime të politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara.

John L. Withers ishte ambasador në Shqipëri nga gushti i vitit 2007 deri në nëntor të 2010, kohë kur u zëvendësua nga ambasadori aktual amerikan, Alexander Arvizu

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook