Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Banner

Seanc e vecante per 100 vjetorin e pavarsise

Kuvendi i Shqipërisë mblodhi mesditën e së martës përfaqësues të të gjitha trevave shqiptare, për të festuar të bashkuar nisjen e kalendarit të veprimtarive festive me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Me deklarata emocionale për ditën që përkon edhe me 544 vjetorin e prijësit dhe heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbe, udhëheqës dhe përfaqësues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi celebruan nisjen e ditëlindjes kombëtare të shqiptarëve.

Kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në ceremoninë e çeljes së kalendarit të veprimtarive me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë u shpreh se sot përfaqësues nga mbarë trevat shqiptare mblidhen në ditën kur prijësi i vendit mbylli sytë.

Berisha u shpreh se një nderim i madh në këtë ditë i takon plakut të urtë të Vlorës, i cili u shpreh kundra qëllimit të tryezave botërore për fshirjen e shteti shqiptar nga harta.

“Pavarësia e Shqipërisë ishte imponim i luftërave shqiptare në Kosovë dhe trevat të tjera. Sot nderimi më i madh i takon plakut mendjendritur, gjeniut vizionar, Ismail Qemali, i cili në rrethanat më të vështira kombëtare dhe ndërkombëtare shpalli në Vlorë pavarësinë e Shqipërisë, ndonëse në 1/3 e vendit. Ky vizionar e kishte të qartë se në tryezat e kohës ishte qëllimi fshirja nga harta e botës e shqiptarëve dhe shtetit të tyre”, u shpreh Berisha.

Berisha theksoi në fjalën e tij në seancën speciale për fillimin e festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë se kontribut të çmuar dhe të madh për konsolidimin e shtetit shqiptar dha, Ahmet Zogu.

"Do kujtoj emra të çmuar që kontribuuan, për pavarësinë, Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Fan Noli, Ahmet Zogu, sepse në mënyrë të veçantë për përpjekjen për konsolidimin e shtetit shqiptar dha ndihmesë të madhe, dhe ky është Mbreti i parë i shqiptarëve, Ahmet Zogu”, tha Berisha.

Berisha e vlerësoi këtë përvjetor të 100-të të pavarësisë si kryengjarja e një shekulli për shqiptarët. Duke kujtuar vitet ’90, kryeministri tha se në ato vite parim themelor, ishte çështja kombëtare. “Në vitet '90 ne shpallëm si parim themelor çështjen kombëtare, si yllin polar të politikës shqiptare. Ky është një shekull i përpjekjeve dhe sakrificave tona të mëdha mbarëshqiptare, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni et”, tha ai.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi përshëndeti seancën speciale që organizoi Kuvendi i Shqipërisë me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Krasniqi theksoi se pavarësia e Shqipërisë, data e shpalljes së saj, është një datë e veçantë dhe për Kosovën, pasi nga ajo datë pati vetërilindije dhe rilindje.

Sipas Krasniqit, emra të shquar si Ismail Qemali, Isa Boletini dhe Adem Jashari që mund të barazohen me simbiozën mençuri dhe trimëri, sollën përvjetorë të tillë që nuk mund të jenë veç bazament reflektimi. Sipas, Krasniqit, politika sot duhet të marrë shembull nga këta emra.

“Duke marrë shkas nga kjo plejadë e lavdishme, liderët ti thërrasin mendjes për harmoni , të veprojnë me arsye, të shërbejnë me mirëkuptim, të bëhen udhërrëfyes për tejkalimin e veseve”, tha Krasniqi.

Më tej, Krasniqi theksoi se Shqipëria pavarësisht se nga kush qeveriste është dhe do të mbetet, shtet i shqiptarëve, kudo ndodhen ata.

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli gjatë fjalës së saj hapëse nënvizoi se sot shqiptarët celebrojnë ditëlindjen e madhe kombëtare.

“Sot jemi për të celebruar ditëlindjen e madhe kombëtare. Ne këtë vit nderojmë të lirë ngritjen e flamurit të finalizuar në Vlorë.

Në historinë tonë kombi ka festuar ditëlindjen dy herë, e para 1444 dhe 1912 për të mbërritur në pavarësinë e Kosovës Gjatë Rilindjes para dhe gjatë lidhjes së Prizrenit, e më pas për të mbërritur tek dita e flamurit përpjekjet ishin të mëdha. Ideali dhe qëllimi i shenjtë i Skënderbeut ishte bashkimi i shqiptarëve. Feja e shqiptarëve është Shqiptaria, Pasko Vaso i parapriu shekullarizimit me këtë shprehje”, theksoi Topalli.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook