Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Banner

KE: Ceshtja Meta-Prifti do shqyrtohet ne raportin e radhes se KE

Komision Europian nuk ka autoritetin të komentojë për vendimet e veçanta të gjykatave në Shqipëri, por çështja “Meta-Prifti”, e ndjekur nga afër nga vetë shërbimet e Komisionit dhe ambasadave të ndryshme të huaja në vend, pritet të vlerësohet, në kuadrin e gjyqësorit, gjatë publikimit të raport progresit të radhës.

“Komisioni Europian po mban shënim mbi këtë verdikt, por ne nuk mund të komentojmë mbi raste të posacme”, ka deklaruar Peter Stano, zëdhënës i komisionerit Stefan Fule.
I pyetur nga TCH për një vlerësim, nëse gjykimi ishte i pavarur apo pa ndërhyrje politike, Stano ka dhënë këtë përgjigje: 

“Komisioni Europian nuk ka mandat dhe nuk do të komentojë mbi raste të tilla të posacme, por unë mund t'ju them vetëm

një gjë, se sundimi i ligjit është shumë i rëndësishëm, është një element shumë thelbësor për rrugën europiane të cdo vendi aspirues që dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian, e në rastin e Shqipërisë, sundimi i ligjit është një prej 12 prioriteteve kyce që u përcaktuan. Ne do të vëzhgojmë performancën e Shqipërisë në secilin prioritet kyc më vete dhe më pas do t'a përmbledhim vlerësimin dhe do t'a publikojmë atë në raportin e ardhshëm vjetor të progresit, më vonë gjatë këtij viti”. 

Reforma në gjyqësor u shpall prioriteti më parësor në Strategjinë e Zgjerimit të Komisionit Europian për këtë vit; si dhe përbën një prej 12 kritetereve për statusin kandidat për Shqipërinë. 

Me një vendim që përmbante vetëm tre paragrafë të shkurtër, Gjykata e Lartë i dha pafajësinë Ilir Metës, duke zbuluar ndoshta atë cka pritej, por lënë pa zbardhur vetëm argumentimin e tij.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook