Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Banner

Zvonko Veselinovici ka marre pjese ne ndertimin e Rruges se Kombit

Vepra me të cilën krenohet kryeministri Hashim Thaçi është ndërtuar edhe nga persona të kërkuar për krim të organizuar. Kamionët e kriminelit të shumëkërkuar Zvonko Veselinoviq kanë kontribuuar në ndërtimin e autostradës “Ibrahim Rugova”. Këtë fakt e ka nxjerrë Prokuroria e Beogradit, e cila ka hapur hetimet mbi marrjen e jashtëligjshme të 32 kamionëve nga Zvonko Veselinoviq dhe dy personave të tjerë, kamionë këta të kompanisë “Hipo alpe Adria lizing”, shkruan “Koha”.

Prokurori serb Milko Radisavleviq ka thënë për mediat serbe se ka nisur hapja e hetimeve për marrjen në pronësi në mënyrë kriminale të 32 kamionëve, të cilët janë angazhuar në ndërtimin e autostradës së parë kosovare.

Sipas prokurorit, përveç Veselinoviqëve, të dyshuar për këtë janë edhe Milan Radojnqiç dhe Dragan Çurqiç.

“Sipas prokurorit Radisavleviq, këta kamionë janë përdoruar në ndërtimin e autostradës Prishtinë – Tiranë”. /koha/

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook