Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Banner

Engel: Te permiresohet statusi I shqiptareve ne Mal te Zi

Kongresisti amerikan, Eliot Engell ka theksuar se statusi i shqiptarëve në Malin e Zi duhet të përmirësohet dhe avancohet.

Ai këtë e ka theksuar në një intervistë për agjencinë e lajmeve INA, pasi që ka zhvilluar një takim me një delegacion të shqiptarëve të Malit të Zi të udhëhequr nga deputeti Vasel Sinishtaj.

"Unë jam njohur së fundi me gjendjen e shqiptarëve atje, që më është përshkruar për zhvillimet e fundit edhe nga deputeti Sinishtaj.  Është e rëndësishme për mua për të dëgjuar dhe për të biseduar me njerëzit që jetojnë atje. Siç e dini unë kam qenë gjithmonë një ligjëvënës që i kam ndjekur me vëmendje çështjet dhe problemet të shqiptarëve në Ballkan. Shpresoj se Qeveria e Malit të Zi do të bien dakord edhe me mua dhe shpresoj se ne së bashku mund të bëjmë disa nga këto ndryshime sa më shpejt të jetë e mundur, që të gjithë duhet të jenë të barabartë", theksoi për INA, ligjvënësi demokrat, Eliot Engell.

Sipas tij, një nga gjërat që mund të bëhen sa më shpejt  është komuna e tërë e Tuzit.

"Në vlerësimin tim ajo duhet të jetë komuna me të drjeta të plota . Ashtu si dhe komunat e tjera në Mal të Zi. Njerëzit  atje nuk duan që ajo të jetë e ndarë. Është e qartë për mua se shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk duan të vazhdojnë me këtë mënyrë qeverisje të kësaj komune , ata duan komunën e tyre të plotë. Kështu që unë do të bisedojë me Qeverinë e Malit të Zi, shumë shpejt për të kërkuar që ata të lejojnë Tuzin të jetë komunë e plotë ashtu si dhe më ka premtuar vetë Podgorica", theksoi Engell.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook