Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Banner

Krasniqi: Jo dhune, dialog politik

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, kundërshtoi formën e dhunës në rrugë, duke kërkuar që dialogu dhe debatet të kthehen në Kuvend dhe në institucione të tjera të vendit. Ai kërkoi sot nga presidentja Jahjaga që të organizojë një dialog politik me subjektet politike në vend. Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, kërkoi nga presidentja që në bazë të kompetencave të saj kushtetuese të thërrasë një dialog me subjektet politike në vend, në mënyrë që të shmangën trazirat në rrugë. ”Dialogu nga rruga duhet të bartet në Kuvend”, tha Krasniqi.
Kryeparlamentari Krasniqi, shprehu keqardhje për dhunën në protestën e së shtunës, me këtë rast edhe ndaj lëndimit të nënkryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.
Ai përsëriti se zbatimi i masave të reciprocitetit për të cilat Kuvendi e ka ngarkuar Qeverinë e vendit, do të duhej të shqyrtoheshin në Kuvend, e jo përmes formave të protestës në rrugë. ”Kuvendi ka potencial t’i diskutojë këto çështje”, tha kryeparlamentari Krasniqi.
Kryetari i Kuvendit mohoi të ketë krizë politike në vend, duke ritheksuar se për të gjitha çështjet duhet diskutuar brenda institucioneve.
Ndërkohë ai theksoi rëndësinë e një uniteti politik edhe në prag të shënimit të 4 vjetorit të pavarësisë së Kosovës dhe ngjarjes së madhe të kombit, shënimin e 100 vjetorit të pavarësisë së popullit shqiptar.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook