Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Banner

BDI mbeshtet dhunen e Thacit, RDK kundershton ashper

Sipas zëdhënësit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, duhet të respektohet e drejta demokratike për protesta, por ato nuk duhet të jenë të dhunshme. posaçërisht në këto momente të rëndësishme për etablimin e shetëformësisë së Kosovës. ”BDI e përkrah politikën institucionale të Republikës së Kosovës në rrugën drejt shtetëformësisë, duke përfshirë këtu edhe bisedimet për çështjet teknike që po zhvillohen me Serbinë fqinje më ndërmjetësimin e komunitetit ndërkombëtarë. Demonstratat dhe protestat janë e drejtë demokratike e qytetarëve, por ato nuk duhet të jenë të dhunshme dhe nuk duhet të jenë në funksion të dëmtimit të procesit të shtetëformësisë, etablimit ndërkombëtarë dhe imazhit të Kosovës si shtet i ri dhe serioz në rajon”, tha Osmani.
Më e ashpër në reagimin e saj ka qenë Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK). Deputeti Izet Zeqiri vlerëson se organet kosovare kanë shpejtuar me ultimatumin e tyre që për pesë minuta, aktivistët e Vetëvendosjes të largohen.
“Këto akte të dhunës janë të papranueshme pasi organizatorët e protestës dhanë mesazh të qartë se është protestë paqësore, gjë me të cilën ata thirreshin në Parlamentin e Kosovës. Bllokimi i rrugës afër Merdares më shumë është bërë për motive ekonomike se sa politike. Gazi lotëjsellës dhe balonat e ujit në këtë dimër të ftohtë ndaj protestës së qetë është i papranueshëm, sepse ata kanë lejuar kalimin e mallrave kosovare, ndërsa kanë bllokuar kalimin e mallrave nga Serbia”, tha deputeti Zeqiri.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook