Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Banner

Bisedime Maqedoni-Greqi per emrin

Në Nju Jork sot pritet të vazhdojë raundi i radhës i negociatave midis palës greke dhe maqedonase për kontestin e emrit të Maqedonisë.
Ndërmjetësi special i OKB-së për emrin, Metju Nimic sot  dhe nesër do të takojë të dyja palët në selinë e OKB-së në Nju Jork, ku janë ftuar negociatorët Zoran Jolevski dhe Adamantios Vasilakis, informon agjencia e lajmeve INA.

Gjithashtu siç bëhet e ditur nga zyra e ndërmjetësit të OKB-së, të dyja palët negociatore i janë përgjigjur pozitivisht këtij takimi. 
Ndërmjetësi Nimic do të zhvillojë takime të ndara me palët negociatore dhe më pas do të tentojë që të gjejë një qasje të pranueshme të përbashkët për ti dhënë një impuls të ri procesit të negociatave dhe të arrihet progres gjatë këtij procesi. 
Në rast se do të takohen pala greke dhe ajo maqedonase, atëherë ky do të jetë takimi i parë pas vendimit të Gjykatës së Hagës lidhur me emrin e Maqedonisë. Takimet e fundit për emrin u zhvilluan në shtator të vitit të kaluar. (INA)

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook