Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Banner

Vetëvendosje: Protesta e ardhshme më 22 janar

Nëse Qeveria e Kosovës nuk nis zbatimin e reciprocitetit me Serbinë, Lëvizja Vetëvendosje pas një jave do të organizojë një protestë tjetër për bllokimin e dy pikave kufitare.

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti, në një konferencë për media, të dielën, ka bërë të ditur se nëse nuk nis zbatimi i reciprocitetit, kjo lëvizje do të organizojë një protestë të re, të dielën e ardhshme, më 22 janar.

Ahmeti po ashtu ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se ka zgjedhur të mbrojë Serbinë para popullit të saj. Politika e Qeverisë së Kosovës, siç tha ai, është policore dhe kjo gjë po e bën policinë e Kosovës politike.

“Policia e Kosovës po iu bindet urdhrave politikë të kryeministrit Thaçi dhe ministrit të Brendshëm Rexhepi në kundërshtim me ligjin. U thirrën në liri të lëvizjes, mirëpo në mënyrë të trefishtë vetë Policia e Kosovës e bllokoi lirinë e lëvizjes: në kufirin me Republikën e Shqipërisë, me post blloqe të shumta dhe me mbylljen e rrugës në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë. Ky ishte sulm ndaj opozitës dhe ndaj demokracisë", tha ai.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook