Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Banner

Maqedoni, sërish paralajmërohen zgjedhje të parakohshme

Koalicioni i partive opozitare në Maqedoni ka paralajmëruar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, informon agjencia e lajmeve INA.

Lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski ka deklaruar mbrëmë se në rast se opozita do të fitojë në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, atëherë do të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Në rast se në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm tregohet se opozita ka mbështetjen e shumicës së qytetarëve, atëherë do të jetë një sinjal për zgjedhje të parakohshme, një praktikë që është e zakonshme në çdo shtet evropian”, ka theksuar Cërvenkovski në një takim me aktivistët dhe simpatizantët në Kavadarci.

Ai paralajmëroi fitore të sigurt në zgjedhjet e ardhshme lokale, për të cilët siç tha ai kanë nisur përgaditjet. Këto janë sinjalet e para që opozita sërish ka shfaqur kërkesën për zgjedhje të parakohshme, pas atyre që u mbajtën në qershor të vitit të kaluar, ku fitoi VMRO-DPMNE tek kampi politik maqedonas dhe BDI tek kampi politik shqiptar. (INA)

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook