Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Banner

BD-ja kërkon dorëheqjen e ministrit Rexhepi

Prizren, 15 janar – Bashkimi Demokratik që udhëhiqet nga ish-deputeti Zafir Berisha ka shprehur shqetësimin në lidhje me dhunën që është përdorur nga policia ndaj protestuesve të Lëvizjes "Vetëvendosje" dhe njëherësh ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi sikurse edhe marrjen e masave disiplinore ndaj policëve të papërgjegjshëm. "Plagët që po i hapë Qeveria e Kosovës 13 vjet pas luftës ndaj qytetarëve me urdhra të një anshëm për përdorim të forcës, na bëjnë që ne si subjekt politik të kërkojmë dorëheqjen e Ministrit të Punëve të Brendshme z. Bajram Rexhepit, nga posti i ministrit si dhe të merren masa ndaj atyre policëve që përdorën dhunë ndaj protestuesve paqësorë", thuhet në komunikatën e BD-së, të nënshkruar nga kryetari Zafir Berisha.
Në reagimin e BD-së theksohet se sjelljet e tilla të aparatit shtetëror paraqesin kërcënim serioz për demokracinë dhe shtetin ligjorë të Kosovës.
"Paralajmërimet e më hershme nga zyrtarët qeveritarë, me tone kërcënuese ndaj protestave dhe realizimi në praktikë i atyre kërcënimeve me përdorim të forcës është i pa pranueshëm për shtetin demokratik dhe ligjorë të Kosovës", thuhet në njoftim. Gjithashtu BD-ja ka konstatuar se përdorimi i forcës nga policia e Kosovës me urdhër të Qeverisë "na rikthen në pamjet trishtuese të viteve 80-ta dhe 90-ta". Madje, ky subjekt politik konsideron se ndërhyrja e Policisë së Kosovës ndaj protestuesve të "Vetëvendosjes" është bërë me urdhër të Hashim Thaçit dhe vartësve të tij, me qëllim që të tërhiqet vëmendja e qytetarëve nga mos respektimi i Ligjit, Kushtetutës dhe Kuvendit të  Kosovës nga vet ekzekutivi i vendit.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook