Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Banner

Konjufca: Qeveria shkeli popullin për Serbinë

Prishtinë, 15 janar – Të qenët nënkryetar i Kuvendit në Kosovë nuk mjafton si argument për t’i shpëtuar dhunës së policisë. Të paktën Glauk Konjufcës së lëvizjes “Vetëvendosje” ky privilegj nuk i ka hyrë në funksion të shtunën. Ai është rrahur njëjtë si secili qytetar tjetër që ka qenë pjesë e aksionit për mbylljen e kufirit me Serbinë, konform  mocionit të Kuvendit të Kosovës për reciprocitet të plotë, të miratuar më 7 dhjetor të vitit të kaluar.

Konjufca, i cili ishte munduar të mos lejonte mallrat e Serbisë të hynin nga Serbia nga Dheu i Bardhë ka folur për “Kohën Ditore”, vetëm pesë minuta pasi disa policë në Stacionin e Policisë së Kosovës në Gjilan i kanë thënë: “Je i lirë”.  Ai ka thënë që 14 janari ka zbardhur shumë gjëra në Kosovë.

Konjufca THA SE “ Dita e sotme e ka vërtetuar një gjë - që Qeveria aktuale e Republikës së Kosovës për t’ia shtruar rrugën Serbisë drejt Kosovës me pesëqind milionë euro mallra të saj, ka qenë në gjendje që të shkelë mbi popullin e Kosovës dhe mbi qytetarin e Kosovës. Dhe, kjo është parë shumë qartë se si mes popullit dhe Serbisë, Qeveria e Kosovës e ka zgjedhur Serbinë. Ne ishim tërësisht paqësorë, ne i lejonim të qarkullonin edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, ne çka bllokuam ishin vetëm kamionët me mallrat serbe. Dhe duke e parë një ndërhyrje kaq brutale, mizore e të dhunshme të Qeverisë kundër qytetarëve edhe me urdhra të qarta për Policinë nga ana e Qeverisë, atëherë këtu nuk ka tjetër mesazh përveç atij se Qeveria e Kosovës ka interesa vitale, jetike e ngushtësisht të lidhura ekonomikisht me shtetin e Serbisë. Përndryshe, një mizori e tillë dhe një dhunë e tillë nuk mund të shpjegohet ndryshe ndaj qytetarëve, të cilët ia duan të mirën Kosovës dhe duan reciprocitet të plotë me Serbinë, përveçse me faktin që Qeveria e Kosovës ka lidhje speciale ekonomike me Serbinë.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook