Ne nje interviste per Zerin e Amerikes, Edi Rama ju beri thirrje cdo force polittike qe eshte per rotacion politik, te bashkohet me PS.
Sipas tij: Ne jemi të bindur se viti 2013 do të jetë viti i ndryshimit dhe se zgjedhjet e 23 qershorit do ta mbyllin kapitullin e rrënimit të mëtejshëm, që është i lidhur me këtë keq-qeverisje. Ne do të krijojmë kushte për të hapur një kapitull të ri. nuk jemi në një normalitet demokratik, ku mund të kemi luksin që të kemi disa opozita. Jemi në një anormalitet demokratik, ku rotacioni politik është një domosdoshmëri, dhe madje është e para domosdoshmëri. Kjo do të thotë që janë kushtet për të krijuar një aleancë që shkon përtej dallimeve programore me synimin e garantimit të rotacionit. Për këtë arsye ne jemi tërësisht të hapur dhe mirëpresim çdo faktor politik, që është i gatshëm të kontribuojë për rotacionin dhe për të hapur rrugën që Shqipëria t’i rikthehet një normaliteti, ku secili të ndjehet pak më mirë dhe më i lehtësuar në vendin e vet.
