Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Home Lajme Maqedoni, partitë shqiptare apelojnë për qetësi
Banner

Maqedoni, partitë shqiptare apelojnë për qetësi

Ngjarjet e fundit në parlamentin e Republikës së Maqedonisë ku deputetët të dy partive kryesore maqedonase: VMRO dhe LSDM u përplasën fizikisht me njëri-tjetrin, por edhe ngjarjet jashtë tij kanë shkaktuar jo pak tensione politike në vend. Partitë shqiptarë në Maqedoni, kanë qëndruar larg gjithë kësaj ngjarjeje, me qëllimin për të mos i dhënë ngjyrim ndëretnik ngjarjeve.

Por si partitë politike shqiptare në vend, ashtu edhe analistët e këtyre çështje, bëjnë apel për qetësim të situatës, sepse problemet dhe tensionimi i situatës sipas opinionit të gjerë publik, nuk do ta ndihmonte asnjë etnitet, por as ndonjë parti politike në vend. "Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin e thellë për zhvillimet e fundit në dhe jashtë ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Këto ngjarje në asnjë mënyrë nuk kontribuojnë në drejtim të asaj që është përcaktim i përbashkët i të gjithë subjekteve politike dhe qytetarëve të Maqedonisë. Në këtë drejtim vlerësojmë se dallimet dhe konfrontimet politike në asnjë mënyrë nuk guxojnë te kërcënojnë funksionet themelore të shtetit si dhe mirëqenien dhe rahatin e qytetarëve në vend", deklarojnë nga BDI.

Nga PDSH pohojnë se Shqiptarët e Maqedonisë, nuk duhet të bëhen pre e provokimeve të Branko Cërvenkovskit, i cili gjithë këto trazira i bënë vetëm sa për të ardhë në pushtet. "PDSH është plotësisht e vetëdijshme se populli me votën e tij përcakton se kush duhet të jete pozitë, dhe kush opozitë, prandaj ne nuk do ta lëshojmë kuvendin, dhe nuk do të suspendojmë këto rregulla fondamentale të demokracisë. Do të jemi pjesë e parlamentit, por nuk do të pengojmë partinë shqiptare në pushtet, sepse ato kanë legjitimitetin, por ne do të jemi këtu për ti kundërshtuar, kritikuar dhe delegjitimuar politikën e tyre para shqiptarëve. Aventurat e Branko Cërvenkovskit nuk janë në të mirë të shqiptarëve të Maqedonisë, por gjitha këto bëhen sa për të ardh ai dhe subjekti i tij politik në pushtet, prandaj ne konsiderojmë se ne nuk duhet të bëhemi pre e këtyre provokimeve, por edhe të disa deputetëve tru pak, që tentojnë të nxjerrin shqiptarë të protestojnë bashkë me LSDM-në, se në çfarë do situate tjetër, anëtarët dhe simpatizantët e LSDM-së nuk do protestonin me shqiptarët", u shpreh deputeti Zijadin Sela.

Ndërsa Rilindja Demokratike Kombëtare është e mendimit se për tu qetësuar situata, do të duhet që të shikohen çështjet apo shkaqet të cilat quan deri në përkeqësimin e situatës. "Ne si RDK jemi të mendimit se duhet në mënyrë shumë të shpejtë të krijohet komision parlamentare i cili do ti zbardhë esencën e problemit, dhe cilat ishin shkaqet të cilat quan deri në këtë situatë. Në funksion të krijimit të parakushteve për të realizuar qeverinë teknike, RDK-ja rekomandon që të themelohet e këtij komisioni parlamentar i udhëhequr nga opozita me përfaqësim të ekuilibruar të opozitës dhe pozitës, që të konstatohen fajtorët e vërtetë për dhunën fizike dhe juridike në parlament si mekanizëm i vetëm për rikthimin e dialogut në institucione. Pa formimin e këtij komisioni, dhe pa shikuar zanafillen e problemit, mendoj se gjendja do të jetë e tillë e tensionuar. Ne Shqiptarët kemi qenë ndoshta ata të cilët është dashtë të protestojmë, por ne kemi insistuar që me amendamentet tona të mundohemi të thithim mjete për të përmirësuar gjendjen e shqiptarëve, por kjo nuk u bë, dhe ne ishim kundër këtij buxheti, por për tu habit është roli i PDSH-së dhe BDI të cilët me pjesëmarrjen e tyre në këtë seancë faktorizuan sjelljen e këtij buxheti", deklaroi deputeti i RDK-së, Izet Zeqiri.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook