Ajo që BE kërkon nga Serbia lidhur me Kosovën pashmangshëm shpie drejt njohjes faktike ndaj dhe dialogu as që është i nevojshëm. Këtë e dinë të gjithë politikanët, thotë Leon Koen.Sipas fjalëve të tij, deri para disa ditësh politika e qeverisë së re ndaj Kosovës nuk është dalluar nga politika e DS dhe e Boris Tadiqit. Çdo gjë që Brukseli ia ka imponuar Tadicit, përfshirë dhe vënien e kufijve ndërmjet Serbisë e Kosovës, qeveria e Daçiqit e ka pranuar pa kundërshtim, ka thënë për “Dnevnik” profesori i Fakultetit Filozofik në Novi Sad Leon Koen, i cili ka qenë këshilltar i Boris Tadicit kur ai ka qenë kryetar.
"BE kërkon nga Beogradi që në vazhdim të “negociatave teknike” shqiptarëve së pari t’iu dorëzohen resurset ekonomike të cilat Serbia i ka ende në Kosovë, liqenin artificial dhe pendën e Gazivodës, trafostacionin e madh transit Valaça, tërë rrjetin e Telekomit në Prishtinë duke përfunduar kështu plaçkitjen e pasurisë shtetërore zbatuar pas vitit 1999", thotë Koen . "Pas kësaj do të kalohet në suspendimin e të gjitha institucioneve të Serbisë të cilat normalisht funksionojnë në veri dhe u mundësojnë serbëve në katër komuna të jetojnë si qytetarë të vendit të vet. E që të mos ketë kurrë dilemash se çfarë po ndodh, Beogradi e Prishtina do të këmbejnë përfaqësuesit në nivel të barabartë. Po u plotësuan të gjitha këtë kërkesa Serbia faktikisht do ta njohë pavarësinë e Kosovës pasi që nuk do të ketë më për çfarë të flasë”, ka thënë Koen.
