Analisti politik, Ramush Tahiri, rreth koalicionit PDK-LDK, ka deklaruar se personalisht i duket i çuditshëm kushti i Ramush Haradinajt për kryeministër. “Nga pikëpamja e AAK-së ndoshta jo, por duhet parë interesat e PDK-së në këtë rast. Mua personalisht më duket shumë i çuditshëm po të pranohej një kusht i tillë, sepse është shumë problem të arsyetohet tek anëtarësia e PDK-së. Ndonjëherë liderët edhe mund të arrijnë marrëveshje të caktuara, mirëpo jetësimi i këtyre marrëveshjeve varet nga vullneti i qytetarëve dhe i ndikimit që kanë”, ka deklaruar ai në një intervistë për “Epoka e Re”.
