Lëvizja Vetëvendosje do bashkim me Shqipërinë, jo përqafim me Serbinë terroriste dhe gjenocidale të Slobodan Milosheviqëve, të Vojislav Sheshelëve, të Tomislav Nikoliqëve, të Ivica Daçiqëve, të Arkanëve…etj., të cilët së bashku, e dogjën dhe e shndërruan në shkrum e hi Kosovën e Shqipërisë Etnike (1989-1999).
Me një Serbi të tillë (të pareformuar me forca të reja të njëmendta demokratike, progresive e paqësore,ashtu sikurse që u ndërtua dhe u transformua Gjermmania e sotme antihitelriane, demokratike dhe paqësore)vrastare, gjenocidale dhe kolonialiste, e cila, edhe pas përfundimit të luftës më 10 qershor 1999, po e mban peng territorin verior të Kosovës, duke e konsideruar si “pjesë të saj të ligjshme”, asnjë qeveri e Kosovës nuk ka të drejtë ligjore dhe kushtetuese, që të paktojë me Serbinë, derisa ajo ta njohë Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur.
Ligjërisht, nuk mund të hapet kurrfarë “kaptine e re historike” për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, derisa qarqet e saj drejtuese politike, Akademia e Shkencave dhe e Arteve Serbe dhe Kisha Ortodokse Serbe, Kosovën e quajnë “ koka, zemra dhe truri i Serbisë”!
Pra, nuk mund të ketë kurrfarë “pajtimi historik” me serbomëdhenjtë kolonialistë dhe hegjemonistë përderisa të mos pajtohen se Kosova është e shqiptarëve dhe e Shqipërisë Etnike, ashtu siç janë edhe Presheva, Bujanoci dhe Medevegja.
Kur shqiptarët rrihen, Serbia gjithmonë fiton!
-Leht është të rrihet Vetëvendosja nga policia e Hashim Thaçit dhe e Bajram Rexhepit, por vështirë është të rrihet Serbia, e cila qe 13 vjet Veriun e Kosovës e mban nën çizmen e saj kolonialiste dhe hegjemoniste, të gjithë shqiptarët ende i quan “terroristë” së bashku me UÇK-në dhe, vazhdimisht pohon para botës se “Kosova është Serbi”?
Pse ministri Bendshëm Bajram Rexhepi nuk pati guximin që të jipte një “urdhër rigoroz” ose “më rigoroz” (sikurse në rastin e rrahjes brutale të demonstruseve të Lëvizjes Vetëvendosje) për rrahjen dhe kapjen e policëve serbë, të cilët më 31 mars 2012 brenda territorit të Kosovës kidnapuan, i çarmatosën dhe i shtrinë përtoke dy policë shqiptarë të Policisë së Kosovës, e Vetëvendosjen po e rrah kur po ia do qejfi për hatër të afrimit me Serbinë?
Për këtë abuzim të pozitës së tij si ministër i Brendshëm, Bajram Rexhepi (pavarësisht nga meritat e tij në luftën e UÇK-së), i cili, pa e pyetur askë po e keqpërdorë policinë e Kosovës për qëllime dhe për motive politike, me procedurë të shkurtër, do të duhej të shkarkohej nga qeveria, ose ajo qeveri të japë dorëheqje komplet, sepse në vend të politikës paqësore, po shërbehet me mjete të dhunës, të diktaturës, me politikën e forcës, duke e keqpërdorur policinë për qëllime dhe interesa të saj individuale, grupore, klanore, partiake, ideologjike, karrieriste, meskine, antiligjore, antikushtetuese dhe antidemokratike.
Prologu i dialogut përgjaku Prishtinën
- Takimi Daçiq – Thaçi në Bruksel , më 19 tetor 2012, konfrontoi dhe përgjaku “rrugaçët” e Serbisë dhe patriotët e Shqipërisë, më 22 tetor në Prishtinë. Ja, këto janë efektet e para negative të Rezolutës së Kuvendit të Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ja, ende pa filluar negociatat me Beogradin, regjimi policor i Kosovës, i keqtrajtoi brutalisht demonstruesit paqësorë të Lëvizje Vetëvendosje, sepse ata me të drejtë ishin kundër një takimi të këtillë dhe, kundër bisedimeve me Serbinë.
Këtë e provoi edhe brohoritja e parullës së tyre e njëzëshme: “BASHKIM ME SHQIPËRINË, JO PAZARE ME SERBINË”!
-Të mjerë janë ata hyzmeqarë, që po i bëjnë “argatë” kësaj qeverie, e cila për t’i normalizuar marrëdhëniet me Beogradin, dhe për të sunduar sa më gjatë në pushtet (po shërbehet me politikën e forcës dhe me mjete policore, duke e shtypur Lëvizjen Vetëvendosje si oponencë e fuqishme dhe e arsyeshme kundër një politike të tillë antikombëtare, antivetëvendosje dhe antidemokratike), e detyroi Kuvendin e Kosovës, që ta votojë dhe miratojë Rezolutën e saj, që të fillojnë negociatat me Serbinë nën patronatin e BE-së.
Rezolutë për ta mbrojtur politikën vetjake, jo Kosovën!
Ajo Rezolutë, e miratuar nga Kuvendi i Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë, është nxjerrë me qëllim që kryeministri Hashim Thaçi dhe ministrant e tjerë të qeverisë së tij, të heqin përgjegjësinë nga vetja e tyre, si dhe të kenë mbulesë politike dhe ligjore si para opinionit vendor, ashtu edhe atij ndërkombëtar, që në rast të arritjes së ndonjë marrëveshjeje a kompromisi të keq politik me Serbinë, të dëmshëm për interesat vitale të Republikës së Kosovës, fajin dhe përgjegjësinë, t’ia hedhin Kuvendit të Kosovës, askujt tjetër. Ky është marketingu politik, juridik dhe kushtetues i Rezolutës së mësipërme, të cilën nuk e votuan deputetët e Lëvijes Vetëvendosje, por me të drejtë, e quajtën “nënshtrim ndaj Serbisë”. Kjo është më se vërtetë! Kjo është jo vetëm “nënshtrim”, por edhe kapitullim ndaj Serbisë, pavarësisht se çfarë, do të debatohet me Serbinë për Kosovën, si dhe çfarë do të jetë epilogu i atyre bisedimeve, Beogradi zyrtar, edhe pas pavarësimit të Kosovës, më 17 shkurt 2008, në saje të Kushtetutës së Serbisë së vitit 2006, atë e konsideron si “pjesë territoriale të Serbisë”!?
Kryeparlamentari Krasniqi herë në sulm, herë në mbrojtje e herë në tërheqje, pse?
-A, mos po koriteshe me “rrugaçë”, që ua përplase botërisht në fytyrë të vërtetën në sallën e Kuvendit të Kosovës, më 18 tetor 2012? – Jo, nuk ke bërë kurrfarë gafe politike, juridike, demokratike e as parlamentare, sepse ata janë dëshmuar më shumë se “rrugaçë” brenda këtyre 13 viteve, të cilët, në formë orkestrale, asgjë nuk i lejuan rastit, që lufta kryesore e tyre, të jetë vjedhja, korrupsioni, krimi i organzuar, mashtrimi, sepkulimi, shfrytëzimi i popullit dhe i pasurisë së Kosovës vetëm për vetëm për t’u pasuruar dhe për ta ruajtur kollktun e vet (nepotist familiar, miqësor, partiak, grupor dhe klanor etj.) me çdo kusht e kanë lënë Kosovën Veriore nën sundimin kolonialist të Serbisë! Ky është “rezultati” dhe “suksesi” i politikës së tyre të deritashme trembëdhjetëvjeçare! Ndryshe, tani, Serbia e mbështur nga BE-ja dhe faktorët ndërkombëtarë, nuk do të kishte pasur kurrfarë shansi real, që Kosovës së pavarur, t’I impononte kurrëfarë bashkëbisedimesh nën patronatin e BE-së.
Kryepralamentari Jakup Krasniqi pati të drejtë, kur urdhëruesit të policisë së Kosovës, Bajram Rexhepi (ministëri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës), iu drejtua me fjalën “rrugaç” për shkak se ai kishte urdhëruar atë, që ta “okuponte” ndërtesën e Kuvendit, gjatë mbajtjes së séances së tij.më 18 tetor 2012. Mirëpo, më pas, ai e tërhoqi atë fjalë kualifikuese, duke i kërkuar falje publike ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi, me rastin e vazhdimit të Seancës së Kuvendit të Kosovës, me motivacion se nocioni “rrugaç” nuk është i natyrës së vokabularit parlamentar.
-O, Zotëri i nderuar, Jakup Krasniqi(Kryetar i Kuevndit të Kosovës), kjo nuk është vetëm politikë e “rrugaçëve”, por e “shejtanëve”, që do të thotë “për inati të resë, le të vdesë djali”. Ai që ka dhënë urdhër dhe, që “nuk ka qenë aq rigoroz” për keqtrajtimin dhe për rrahjen e protestuesve të Vetëvendosjes,të cilët më 17 tetor kanë protestuar para ndërtesës së qeverisë së Kosovës, duke mos u pajtuar me lidhjen e kontratës për privatizimin e KEK-ut, ai nuk ka lidhje as me polici (ndryshe nuk do ta kishte viktimizuar atë duke e politizuar), as me mbrojtjen e sistemit të sigurisë, as të rendit, as të qetësisë publike, as me sistemin parlamentar demokratik, as me politikën demokratike e paqësore e as me mbrojtjen e kushtetutës, as të ligjit, as të lirisë, as të pavarësisë, as të drejtësisë, as të sigurisë dhe të rendit demokratik të Kosovës, si vlera sublime të shoqërisë.
Prandaj, nuk di pse e tërhoqe cilësimin se”kjo qeveri ka sjellë ministra rrugaçë”?! – PO, fjala “rrugaçë” nuk i përshkruan dhe nuk i mbulon të gjitha të metat dhe gabimet e ministrave dhe nënministrave etj,. të qeverive të derisotme të Kosovës (2000-2012).
-Nuk janë presidentë, kryetarë, ministra dhe nënministra të mirfilltë të Kosovës, ata që e mashtrojnë, e keqtrajtojnë, e varfërojnë, e vjedhin, e lënë papunë mbi 50% të popullit, si dhe qindra e mijëra “refugjatë” në Kosovë pa bukë, pa punë, pa përkujdesje sociale, pa drita, pa ujë, pa mbrojtje shëndetësore, pa edukim dhe arsimim…,etj. sikurse ata të mjerët në “Kodrën e Pajtimit” midis Prishtinës, të cilët qe 13 vjet jetojnë kontenierë të hekurt sikurse në kohën e kampeve të përqëndrimit të fashizmit të egër, ata nuk janë vetëm “ministra rrugaçë”, por edhe tradhtarë mbi tradhtarë dhe armiq mbi armiq të popullit dhe të Kosovës martire. Këtu, nuk ka se çfarë të shtohet, të heqet e as të retushohet, sepse ai që i thotë të zezës e bardhë, robërisë liri, armikut mik, të pafytyrit burrë, rrencit të drejtë, tradhtarit besënik, dredharakut parimor dhe, krimit drejtësi, nuk është vetëm rrugaç, nuk është vetëm tradhtar, nuk është vetëm mashtures, por edhe kriminel, sadist, antihuman, që nuk njeh kurrfarë vlerash njerëzore. Të gjithë ata, që kanë rënë ndesh me ligjin, me kushtetutën, me drejtësinë, me demokracinë dhe me vlerat e tjera të çmueshme të shoqërisë së sotme në Kosovës, duhet të jenë objekt dhe, të japin llogari përpara gjykatave, jo vetëm vendore,por edhe atyre evropiane e ndërkombëtare.
Çizmja policore shkel pa të drejtë Vetëvendisjen
Përdorimi i forcës policore kundër protestuesve paqësorë të Vetëvendosjes, të cilët protestuan në Sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë kundër takimit Daçiq – Thaçi dhe kundër Rezolutës për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë, përkatësisht kundër bisedimeve dhe afrimit të Kosovës me Serbinë, nuk zgjidh asnjë problem politik në Kosovë, por vetëm se shton rrezikun potencial të shfaqjes së një regjimi dhe pushteti policor dhe diktatorial, që është antitezë e sistemit demokratik dhe paqësor në Kosovë.
Po qe se është nevoja, edhe njëqindë herë do e përsërisim argumentin e parrëxueshëm se, derisa qarqet zyrtare politike të Serbisë, nuk e heqin “Kosovën serbe” nga Kushtetuta e Serbisë (2006), nuk mund të ketë kurrfarë dialogu a negociatash ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Kjo, qëmoti, do të duhej t’u thuhej dhe t’u bëhej e qartë, edhe miqve dhe aleatëve tanë historikë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj evro-perëndimorë (NATO dhe BE), thjesht, për faktin se, derisa Kosova shqiptare, të figurojë si “provincë serbe” në Kushtetutën e saj në fuqi, çdo dialog dhe negociata me Serbinë, janë të gjykuara për të dështuar, ashtu sikurse falimentuan Konferenca e Rambujes (shkurt 1999) dhe negociatat e zhvilluara serbo-shqiptare për zgjidhjen e statusit politik të Kosovës, nën drejtimin e Marti Ahtisarit (emisar special i OKB-së) në Vjenë të Austrisë (2005-2007).
Kjo politikë nuk është vetëm e “rrugaçëve’, por edhe e “shejtanëve”, që po e rrahin dhe përgjkun Vetëvendosjen për hater dhe për interesa të Serbisë, jo të Kosovës, as të Shqipërisë!
-Po çfarë politike e qeverisë, e kuvendit dhe e presidencës së Kosovës, është ajo, të kërkojë dhe të luftojë me të gjitha mjetet, që të pajtohet me Serbinë kolonialiste dhe gjenocidale, ende pa u tharë gjaku i qindra e mijëra viktimave shqiptare nëpër varrezat masive në Kosovë, të shkaktuara nga forcat barbare çetniko-fashiste paramilitare, militare dhe policore, të regjimit vrastar të Slobodan Milosheviqit (1989-1999)?
-Po çfarë politike është ajo, të nxjerrë rezoluta për të hyrë në negociata me Serbinë, kur ajo, me “mjete paqësore” (me barrikada, me krim, me kontrabandë, me vrasje, me shpërngulje të më se 50 mijë shqiptarëve autoktonë nga pjesa veriore e Kosovës) në sy të gjitha qeverive, të kuvendeve dhe presidencave të Kosovës(2000-2012); në praninë e faktorëve ndërkombëtarë paqësorë (UNMIK, KFOR dhe EULEX), e ka okupuar pjesën territoriale të Kosovës, duke përfshirë edhe gjysmën e qytetit të Mitrovicës?
- Po çfarë politike është ajo, që kërkon dialog me Serbinë, kur drejtuesit e saj serbomëdhenj ultranacionalistë dhe shovinistë sikurse kryekrimineli i tyre Slobodan Milosheviq, po kërkojnë që Kosovën shqiptare, ta rikthejnë nën sovranitetin kolonial të Serbisë, duke ngulmuar dhe pohuar botërisht, se Kosovën kurrë nuk do ta njohin si shtet ngaqë sipas ligjeve, kushtetutës dhe politikës së tyre kolonialiste, neokolonialiste dhe imperialiste, “Kosova është province” e Serbisë?
Edhe pse “çakallët” e politikës policore në Kosovë, pohojnë para popullit dhe para botës se “kanë kthyer” sovranitetin shtetëror në pjesën Veriore të Kosovës, kjo, as de fakto e as dejure nuk është e vërtetë, sepse atje minoriteti serb kolon, i mbështetur nga Beogradi, nuk njeh asnjë institucion të Republikës së Kosovës. Në pjesën Veriore të Kosovës sundon Kushtetuta dhe ligjet e sovranitetit kolonial të Serbisë mbi Kosovën.
Veriu nuk është nën sovranitetin shtetëror të Kosovës
Sipas së drejtës ndërkombëtare, veç popullësisë, organizimit dhe ushtrimit të pushtetit shtetëror dhe sistemit politik, çdo shtet ka edhe territorin politik dhe gjeopolitik, kufijt territorialë shtetërorë brenda të cilëve ushtron sovranitetin e tij të plotë, që përfshin edhe njohjen ndërkombëtare. Këto janë ndër elementet thelbësore të funksionimit efektiv të çdo shteti të pavarur në botë.
Me këtë përkufizim nuk përkon në tërësi funksionimi I shtetit të pavarur dhe sovran i Kosovës ngase pjesa veriore e territorit të Kosovës administrohet me ligjet dhe me kushtetutën e Serbisë (2006), si dhe nuk ekziston fare kufiri shtetëror Kosovë – Serbi, i caktuar dhe i shënuar me simbolet përkatëse shtetërore të Kosovës. Kjo gjendje faktike dhe juridike ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është argument i pamohueshëm se Kosova nuk ushtron sovranitetin e vet mbi territorin e saj verior, sepse atje ende është e pranishme Serbia me ligjet dhe me ad ministrimin e saj territorial. Një raport i tillë abusrd, I papranueshëm për të drejtën ndërkombëtare, do të thotë se territori Veriut të Kosovës, ende e ka statusin e një territori të varur kolonial nën Serbi. Kjo është pengesa kryesore, pse Kosova, edhe pas pavarësimit të saj (17 shkurt 2008) nuk ushtron sovranitetin efektiv dhe të ligjshëm në territorin verior të saj.
Pavarësisht se si aktorët e regjimit policor të Kosovës, po e i hedhin “hi syve” popullit shqiptar të Kosovës, duke spekuluar me të vërtetën reale në terren në pjesën veriore të Kosovës, atje nuk funksionojnë institucionet politike, as pushteti politik, as ligjet e as Kushtetuta e Kosovës, por sundojnë strukturat kriminale policore dhe paramilitare të Serbisë (1999-2012), sepse në Kushtetutën e Serbisë së vitit 2006, Kosova është sanksionuar si “krahinë e Serbisë”. Ky është indi kryesor lëmshit të problemit të krijuar nga Serbia, që do të thotë se kjo, edhe pas kryerjes së agresionit dhe gjenocidit të fundmë në Kosovë (1989-1999), as de fakto e as de jure nuk ka hequr dorë nga politika dhe praktika kolonialialiste dhe pretendimet territoriale të saj ndaj Kosovës, përkatësisht ndaj territoreve të Shqipërisë Etnike, siç janë Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe Novi Pazari etj.
Edhe para, edhe pas heqjes së kontrollit supervizor ndërkombëtar të pavarësisë, Kosova nuk e ushtron sovranitetin shtetëror dhe territorial në pjesën veriore të saj, sepse atje sundojnë ligjet, kushtetuta dhe strukturat policore, paramilitare dhe militare të Serbisë. Serbët kolonë të atjeshëm nuk njohin institucionet e Kosovës, por ato të Serbisë. Mbi këtë bazë kanë mbajtur edhe Referendumin e tyre (më 14 shkurt 2012), sipas të cilët minoriteti serb nuk njeh shtetin e Kosovës, por vetëm të Serbisë. Ky është problemi kryesor politik, që do të jetë objekt i debatit të negociatave midis Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të BE-së.
-Po si të hyhet në bisedime me Beogradin, para se qeveria, kuvendi dhe presidenca e Kosovës, të mos e kenë shtrirë ligjin, kushtetutën dhe sovranitetin shtetëror mbi territorin e pjesës Veriore të Republikës së Kosovës?
-Po, çfarë kërkojmë të kontaktojmë me Serbinë, kur krerët drejtues të regjimeve të saj (2000-2012), në asnjë mënyrë nuk kanë pranuar dhe, nuk pranojnë se regjimi fashist policor, militar dhe paramilitar me në krye Slobodan Milosheviqin, ka kryer terror dhe gjenocid të paparë mbi shqiptarët në Kosovë, duke vrarë dhe masakruar mbi 20 mijë shqiptarë (fëmijë, gra, pleq, burra, djemë) të të gjitha moshave?
- Po si të dialogohet me qeverinë e Serbisë, kur ajo deri tash, nuk ka paguar asnjë cent reparacionet e luftës kirminale dhe gjenocidale në Kosovë?
-Po si të pranojmë të përqfohemi me Ivica Daçiqin (ish-zëdhënës i SPS-it të Slobodan Milosheviqit), para se Serbia të tërheqet nga pjesa veriore e Kosovës?
-Po si qeveria, kuvendi dhe presidenca e Kosovës, të filllojnë bisedimet me Serbinë, para se të zgjidhet statusi politik dhe territorial i Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës?
