Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Home Lajme Berisha: Rama kerkon te ktheje kohen e komunizmit
Banner

Berisha: Rama kerkon te ktheje kohen e komunizmit

Kryeministri Berisha i është përgjigjur sot akuzave të kreut të PS-së Edi Rama për privatizimin e kompanisë Albpetrol. Duke folur në mbledhjen e PD-së, kryeministri Berisha akuzoi Ramën se duke sulmuar qeverinë për privatizimet po kthehet në kohën e komunizmit."Reagimi i Ramës bazohet kryekëput në qëndrimin atavist në trashëgiminë e tij anti-treg dhe në mbajtjen e një prej koncepteve të vjetra për koncesionet dhe investimet. Të pretendosh se po shitet Shqipëria, kur po jepet me tender e drejta e koncesionit do të thotë të kthehesh te Enveri sepse kjo e drejtë e njohur edhe nga qeveria e pare e Ismaili Qemalit është njohur dhe përshtatur nga çdo qeveri e këtij vendi” tha Berisha.

 

 

 

Sipas kryeministrit, me anë të koncesioneve asetet pa vlerë të vendit kthehen në vlerë për qytetarët shqiptarë. “Me këtë të drejtë nuk shitet asnjë cm tokë, me këtë të drejtë i jepet dhe i njihet e drejta një kompanie që ato asete të cilat flenë pa vlerë nën tokë, qofshin ato gurë kromi apo naftë apo metër kub gaz, për tu bërë me vlerë. Për të pasur vlerë për qytetarët ato duhet të shfrytëzohen, duhet të shiten dhe të përpunohen dhe të marrin vlerë” shtoi Berisha.

Gjithashtu kryeministri Berisha i është referuar edhe deklartës së kreut të opozitës Rama për heqjen e taksës për biznesin e vogël duke theksuar se kryesocialisti ka vetëm një alternativë shkatërrimin e sistemit fiscal të vendit. "Rama i cili është i gatshëm të mashtojë për hir të kësaj karrige që i largohet çdo ditë e më shumë u deklaroi se unë do të heq taksën e biznesit të vogël. Me këtë ai tregon se s`ka as njohuritë më elementare të sistemit fiskal. Ti kështu bën shembjen përfundimare të sistemit fiskal. Ti mendon se një grup i cili përbën edhe kontributin më madhor në të ardhurat do të qëndrojë në këmbë. Jo mor zotëri e gjithë kjo masë do të kapilarizohet dhe ti do të formosh shtetin informal. Unë i them Ramës mos spekullo me këtë se mund ta faktoj” shtoi Berisha.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook