Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Home Lajme Danaj: Pse të ndahet Kosova, le të bashkohet Shqipëria
Banner

Danaj: Pse të ndahet Kosova, le të bashkohet Shqipëria

Në një deklaratë për shqipërianatyrale.com, kryetari I Listës për Shqipëri Natyrale, Koco Danaj I është përgjigjur thirrjeve të ditëve të fundit mbi ndarjen e Kosovës apo autonomimë e Veriut të saj që kanë ardhur sa nga Beogradi, aq edhe nga Brukseli. Danaj thekson se përballë këtyre deklaratave që vijnë nga Beogradi apo Brukseli, shqiptarët e kanë problemin më të thjeshtë. Përgjigja e tyre duhet të jetë: Pse të ndahet Kosova, të bashkohet Shqipëria.

Vetëm kjo është zgjidhje afatgjatë, që garanton paqen dhe stabilitetin e rajonit dhe mbyll përfundimisht gabimet historike të së kaluarës. Nuk mjafton të pohosh se ndarja e Kosovës është e rrezikshme, nuk mjafton të pohosh se ajo do krijojë reaksion zinxhir në rajon. Këtë e dijnë mirë Brukseli dhe Uashingtoni. Ata janë arbitër të marrdhënieve ndërkombëtare. Ndërsa politikanët shqiptarë duhet të jenë fillmisht veprimtarë të cështjes shqiptare. A dëshiron bashkësia ndërkombëtare të ketë paqe në rajon? Nëqoftëse po, atëhere duhet të lejojë shqiptarët të bashkohen. A dëshiron bashkësia ndërkombëtare fqinjësi të mirë rajonale? Nëqoftëse po, atëhere duhet ti hapë rrugë Shqipërisë natyrale.

 

Kryeministri Berisha deklaroi në Romë se ndaj kombit shqiptar, ndërkombëtarët kanë bërë një padrejtësi të madhe duke e coptuar. Në këtë padrejtësi I ka rrënjët edhe destabiliteti I rajonit. Por nëqoftëse bashkësia ndërkombëtare kërkon sinqerisht strabilitet, atëhere problemi është I thjeshtë. Nuk ka nevojë, për asnjë model të shpifur dhe të neveritshëm, për asnjë model që nesër do hapë vatra të tjera krize. Ka vetëm një model që duhet aplikuar edhe për shqiptarët. Dhe ky është modeli gjerman. Dy Gjermanitë që u coptuan në mënyrë koloniale në vitin 1945 u bashkuan në vitin 1989. Dhe kjo zgjidhje stabilizoi BE. E njëjta vlen edhe për shqiptarët. Ata duhet të lejohen të bashkohen që të stabilizohet Ballkani. Teza mbi ndarjen e Kosovës të con në luftë. Teza mbi bashkimin e shqiptarëve në Shqipërinë Natyrale të con në paqe dhe stabilitet. Brukseli dhe Uashingtoni, Beogradi, Shkupi dhe Athina duhet të zgjedhin: Luftën apo paqen.

 

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook