Lëvizja “Vetëvendosje!” ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë.Shefi i grupit parlamentar të kësaj lëvizje, deputeti Visar Ymeri në një intervistë për “Epoka e Re” ka theksuar se zgjedhjet e parakohshme duhet mbajtur sa më parë, për të nxjerrë vendin nga kriza e thellë dhe nga humbjet e pësuara nga qeverisja aktuale.
“Zgjedhjet parlamentar duhet të mbahen sa më parë. Qeveria aktuale e Kosovës duhet të largohet sa më shpejtë. Secila ditë me qeverinë aktuale është ditë e humbjeve për Kosovën”, ka deklaruar Ymeri, duke shtuar se partia e tyre tashmë është një nga subjektet më aktive në skenën politike në Kosovë. Ai ka nënvizuar se subjekti i tyre ka arritur të rris përkrahjen e qytetarëve të Kosovës. (INA)
