Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Home Lajme Shqipëri, rritet borxhi publik me 28.2 mld për 6 muaj
Banner

Shqipëri, rritet borxhi publik me 28.2 mld për 6 muaj

Çdo shqiptar duhet të paguajë 2 mijë e 70 euro që vendi të mos ketë më borxh. Të dhënat e fundit të Ministrisë së Financave tregojnë se në fund të qershorit stoku i borxhit publik të vendit arriti në 800, 9 miliardë miliardë lekë, ekuivalent me 5,8 miliardë euro. Duke e pjesëtuar këtë shifër me numrin e popullsisë prej 2.8 milionë banorë në bazë të censusit të INSTAT, rezulton një borxh prej 2070 eurosh për secilin prej nesh.

 

 

Kjo shifër është shumë e lartë po të krahasohet me të ardhurat për frymë, që sipas kuadrit të ri makroekonomik të miratuar në gusht nga qeveria, rezultojnë mesatarisht 3200 euro në vit. Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë qartë rritjen e vazhdueshme të borxhit krahasuar me fundin e vitit 2011, pra vetëm në 6 muaj borxhi është thelluar me 28.2 miliardë lekë. Ajo që vihet re është një rritje më e madhe e borxhit të brendshëm, pra qeveria gjatë këtij viti ju ka marrë më shumë borxh qytetarëve të saj sesa partnerëve të huaj.

Kështu, borxhi i brendshëm arriti në fund të qershorit nivelin e 453,1 miliardë lekëve duke shënuar një rritje prej 14.6 miliardë kundrejt fundit të 2011-ës. Ndërsa borxhi i jashtëm llogaritet 347.7 miliardë lekë me një rritje prej 13.8 miliardë për pjesën e parë të këtij viti. Mbajtja nën kontroll e borxhit brenda kufijve të 60% të PBB është shndërruar në një sfidë për qeverinë. Në kushtet kur të ardhurat nuk po realizohen sipas planit, për shkak të ngadalësimit të aktivitetit ekonomik, qeveria është detyruar të shkurtojë shpenzimet, ndërkohë që shpresa e vetme për të mbushur buxhetin mbetet privatizimi i kompanisë Albpetrol. Niveli i lartë i borxhit është edhe në qendër të diskutimeve që misioni i FMN, prej disa ditësh po zhvillon me qeverinë shqiptare.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook