Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Home Lajme AAK: Serbia po i torturon shqiptaret e Lugines se Presheves
Banner

AAK: Serbia po i torturon shqiptaret e Lugines se Presheves

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përcjellë indinjatën e thellë ndaj vendimit të Gjykatës Supreme të Serbisë, sipas të cilit u dënuan me 116 vjet burg 11 shqiptarë të pafajshëm të Luginës së Preshevës, me pretekstin e shpifur “për krime të luftës”.“Ky është një akt i radhës të qeverisë së Beogradit, në kuadër të trysnisë së vazhdueshme dhe të terrorit sistematik që ajo e ka ushtruar dhe vazhdon ta ushtrojë kundër popullsisë shqiptare që jeton në trojet e veta në Luginë të Preshevës”, thuhet në nëj reagim të AAK-së.

 

 

 

AAK e konsideron këtë vendim krejtësisht politik, të padrejtë dhe në funksion të destabilizimit dhe ngritjes së tensioneve, aq më shumë tash në kohën kur flitet për nisjen e bisedimeve midis dy shteteve.

Ky vendim, i marrë sipas metodave të dikurshme të regjimit famëkeq të Millosheviqit, është një provokim i rëndë dhe i drejtpërdrejtë ndaj popullsisë shqiptare në Luginë të Preshevës dhe e rëndon klimën dhe disponimin politik për angazhime në vendosjen e raporteve të mira dhe të bashkëpunimit midis dy vendeve.AAK fton mekanizmat kompetentë ndërkombëtarë që të ndërhyjnë sa më parë në shfuqizimin e këtij vendimi dhe në lirimin e 11 shqiptarëve të pafajshëm, në ndaljen e dhunës dhe të trysnisë shtetrore të Beogradit mbi shqiptarët e asaj ane, të cilët edhe sot po bijnë viktimë e politikës trashëguese të regjimit serb të shekullit të kalua

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook