Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Home Lajme Shqetesimi i Gjermanise eshte Kina, nuk eshte Greqia
Banner

Shqetesimi i Gjermanise eshte Kina, nuk eshte Greqia

Në një raport të “Reuters” thuhet se është Berlini ai që do të vendosë të ardhmen e Eurozonës dhe nuk do jetë Brukseli. Kjo për faktin se Gjermania është ekonomia e parë në Europë dhe kontribuuesi kryesor me fonde në Bashkimin Europian dhe për pasojë ka veto në vendimet më të rëndësishme për Europën. Në raport thuhet se në korridoret e pushtetit në Berlin shqetësimi primar nuk është Greqia dhe as vendimi i Spanjës për të kërkuar ndihmë sovrane.

 

 

Në Gjermani, eksportuesi i tretë më i madh në botë, shqetësimi primar është aftësia e Kinës për të konsumuar mjetet gjermane të punës apo automjetet e saj. Skenën gjermane e dominon kancelarja Merkel, që në këtë vit zgjedhor ajo duket se është e pamposhtur. Referuar sondazheve të opinionit publik, koalicioni aktual qeverisës kryeson me një mbështetje deri në 39% të votave dhe është shumë përpara grupit më të madh opozitar të social demokratëve. Ky fakt pranohet edhe nga drejtuesit kryesorë të opozitës që konsiderojnë se Merkel nuk përballet me asnjë risk të brendshëm politik dhe se ka mbështetjen e votuesve si një menaxhere e mirë e krizës. Në këto kushte risku kryesor në horizont për Merkel është ekonomik dhe jo politik. Ekonomia gjermane po ngadalësohet dhe sipas OECD-së do përballet me recesion të butë. Por askush nuk parashikon rënie të fortë në rast se nuk bie konsumi në Kinë dhe ka ngjarje të tjera në ekonominë botërore. Nga studimi i federatës gjermane të industrisë, i kryer me anëtarët e vet, thuhet se ata punojnë në 84% të kapacitetit, vlerë kjo që konsiderohet e shëndetshme. Askush prej tyre nuk parashikon rënie të fortë të ekonomisë. Por industrialistët janë të shqetësuar për hendekun mes jugut dhe veriut dhe thonë se eurozona duhet të ketë një nivel minimal të homogjenitetit.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook