Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Home Lajme Avramopullos: Eshte alarmuese forcimi i tendencave nacionaliste ne Shqiperi
Banner

Avramopullos: Eshte alarmuese forcimi i tendencave nacionaliste ne Shqiperi

Ministri i Jashtëm grek, Dimitris Avramopulos, deklaroi në parlament se marrëveshja për kufirin detar që është arritur me Shqipërinë, duhet të zbatohet.“Tema e marrëveshjes së vitit 2009, për delimitimin e zonës detare duhet të zgjidhet, duke aplikuar të gjithë ato, për të cilat është rënë dakord”, tha Avramopulos gjatë fjalës së tij para deputetëve grekë.Duke folur për gazsjellësin TAP, ministri theksoi se “diskutimi mbi ndërlidhjen energjetike mes dy vendeve me tubacionin TAP, i jep një dimension strategjik marrëdhënieve me Shqipërinë”, dhe shtoi se në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së javën e ardhshme, do të takohet për këtë çështje me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë.

 

 

 

Avramopulos vlerësoi si alarmuese, "forcimin e tendencave ekstreme nacionaliste në Shqipëri", të cilat siç u shpreh, “me pretendimet e sajesat antihistorike në dëm të Greqisë, apo edhe me presionin mbi minoritetin kombëtar grek, janë duke u përpjekur të rrëmbejnë një gamë të gjerë interesash të përbashkëta të të dy vendeve”.Ministri i Jashtëm grek siguroi se marrëdhëniet me Shqipërinë janë brenda prioriteteve të Athinës, por sipas tij, këto marrëdhënie, edhe pse të mira, nuk janë në nivelin e mundësive reale. Avramopulos tha se është objektiv, riforcimi i ndjeshëm i marrëdhënieve dhe në funksion të këtij qëllimi, përmendi vizitën zyrtare që pritet të zhvillojë në 5 tetor në Athinë, ministri i Jashtëm shqiptar, Edmond Panariti. Avramopulos deklaroi se Greqinë dhe Shqipërinë i bashkon e ardhmja e përbashkët evropiane.

 

Ai vërejti se “në fushën ekonomike, Greqia mbetet investitori më i madh dhe më të rëndësishëm i huaj në Shqipëri dhe pavarësisht krizës ekonomike, nuk minimizoi pjesëmarrjen në sektorin privat, për zhvillimin dhe progresin e këtij vendi”.

 

Kreu i diplomacisë greke përfundoi duke thënë se "një faktor i rëndësishëm në përpjekjen për forcimin e marrëdhënieve, është sigurisht prania e minoritetit kombëtar grek në Shqipëri, të drejtat e të cilit duhet të respektohen". Edhe perspektiva evropiane e Shqipërisë është sipas tij, një garanci shtesë në këtë drejtim.

 

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook