Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Home Lajme I pavretete lajmi se zonja Klinton do te vizitoje Kosoven
Banner

I pavretete lajmi se zonja Klinton do te vizitoje Kosoven

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilary Clinton, nuk do ta vizitojë Kosovën, ashtu siç u përfol gjatë këtyre ditëve.Clinton nuk do të vij në Kosovë për shkakun se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në prag të zgjedhjeve presidenciale.Këto ditë është folur se Clinton mund të vizitojë Kosovën për të marrë pjesë në samitin ndërkombëtar të gruas i cili organizohet nga presidenca e Kosovës. Zyrtarë të presidencës kanë thënë se Clinton nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen, ndërkohë që deri tash shumë gra të fuqishme nga shtetet të ndryshme kanë konfirmuar ardhjen e tyre në Kosovë.

 

 

 

Samiti me temën “Partneriteti për Ndryshim- Fuqizimi i Gruas”, pritet të mbledh lidere, avokate, përfaqësuese të shoqërisë civile, të biznesit dhe medieve me ç’rast do të diskutohet rreth avancimit të çështjeve të grave. Përmes këtij samiti, synohet krijimi i një platforme të përbashkët të avancimit të çështjeve gjinore në të gjitha fushat e jetës përtej kufijve, dallimeve etnike, racore apo fetare.Në Samit do të marrin pjesë rreth 200 pjesëmarrëse nga Kosova, rajoni, Evropa, Lindja e Mesme, Azia dhe Amerika. Në hapjen zyrtare më 4 tetor ish-sekretarja amerikane e shtetit Madeleine Albright do të mbajë një fjalë për rëndësinë e gruas si faktor kyç në zhvillimin e një shteti.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook