Kryeministri Sali Berisha propozoi që në Parlament të dërgohet ligji për të përcaktuar dënim përjetë ndaj cdo atentatori ose vrasësi të forcave të policisë."Të vesh dorë dhe të ekzekutosh një njeri që po të kontrollon, po bën detyrën, meriton ndëshkimin më maksiman.
Ne nuk kemi ndëshkim kapital, por kemi ndëshkimin maksimal, që është dënimi përjetë", tha Berisha, duke shprehur besimin se opozita do ta votojë këtë ligj.Ashtu si edhe një ditë më parë në Parlament, Kryeministri akuzoi ish-presidentin Topi dhe ish-nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu se kanë liruar vrasësin e komisarit të Shijakut, Adem Tahiraj.Në mbledhjen e të mërkurës të kabinetit qeveritar, Berisha propozoi qe denim me burg perjete te marrin edhe ata persona qe vrasin ne emer te hakmarrjes.
