Shefi i komisariatit të Policisë së Shijakut është vrarë me armë zjarri, pasditen e sotme, gjatë një operacioni për kapjen e një të shumëkërkuari në Katund Sukth, të Durrësit.
Burime jozyrtare bëjnë të ditur se shefi i komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj, mbeti i vdekur gjatë shkëmbimit të zjarrit mes të kërkuarit dhe forcave të policisë.Burime nga vendi i ngjarjes flasin edhe për dy të plagosur, mes të cilëve edhe një kalimtare e rastit, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur.Ende nuk dihet identiteti i autorit të vrasjes, ndërkohë që forca të shumta policia kanë shkuar në vendngjarje.
