Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Home Lajme MPJ: Nuk ka skenar sekret per kufirin detar me Greqine
Banner

MPJ: Nuk ka skenar sekret per kufirin detar me Greqine

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar lidhur me çështjen e kufirit detar me Greqinë, një ditë pas seancës dëgjimore të ministrit Edmond Panairi, në Komisionin e Politikes së Jashtme.Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Gazmend Turdiu ka deklaruar se nuk ka asnjë raport apo skenar sekret për këtë çështje dhe se marrëveshja detare me Greqinë po trajtohet me transparencë.

 

 

 

“Duke iu referuar pasqyrimit në disa media të seancës së djeshme dëgjimore të Komisionit të Politikës së Jashtme, ku ishte i ftuar Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Panariti, dëshiroj të sqaroj se nuk ka asnjë raport apo skenar sekret lidhur me trajtimin e çështjes së kufirit detar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë. Materiali i dorëzuar anëtarëve të Komisionit të Politikës së Jashtme përmban vetëm opinione të grupit teknik të Ministrisë së Punëve të Jashtme për trajtimin e çështjes së lartpërmendur në funksion të zbatimit të Vendimit përkatës të Gjykatës Kushtetuese. Ministria e Punëve të Jashtme shpreh keqardhjen që dokumente zyrtare për përdorim të brendshëm bëhen publike me papërgjegjshmëri në cënim të funksionimit të institucioneve shtetërore.”- bëri të ditur Ministria e Jashtme.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook