Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Home Lajme Ambasadori rus në OSBE: Në Kosovë s’ka pasur referendum për pavarësi, ndërsa në Krime po
Banner

Ambasadori rus në OSBE: Në Kosovë s’ka pasur referendum për pavarësi, ndërsa në Krime po

Zyrtarë të Rusisë thonë se Krimeja e meriton të bashkohet me Rusinë në bazë të rezultatit të referendumit. Sipas ambasadorit rus në OSBE-së, Andrey Kelin, i njëjti referendum nuk është organizuar edhe në Kosovë.

Vendet perëndimore kanë përdorur çështjen e Krimesë për të fshehur veprimet e tyre të diskutueshme në Kosovë, ka thënë ambasadori rus në OSBE-së, Andrey Kelin për Russia-24. Ai ka kundërshtuar deklaratat në të cilat thuhet se Rusia ka shkelur ligjet ndërkombëtare me invazionin në Krime.

“Ligji është shkelur me invadimin e SHBA-ve në Granadë dhe bombardimin e Serbisë me anë të të cilave kanë marrë edhe Kosovën. Në atë kohë janë vrarë rreth 2000 njerëz dhe një numër i madh janë plagosur. Atëherë nuk është dëgjuar farë lidhur me principet e sovranitetit dhe integritetit territorial”, ka thënë ambasadori rus në OSBE.

Më tej ambasadori theksoi se:“Atëherë është thënë se Kosova është një rast i veçantë. Krimeja tashmë i takon Rusisë në bazë të referendumit me anë të të cilit shumica e qytetarëve e kanë dhënë qartë mendimin e tyre për bashkim me Rusinë. Ndërsa në Kosovë nuk ka pasur asgjë, as zgjedhje dhe as referendum”.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook