Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Home Lajme Blerim Shala: Ka tre skenarë për ngërçin - secili më i keq se tjetri
Banner

Blerim Shala: Ka tre skenarë për ngërçin - secili më i keq se tjetri

Nënkryetari i AAK-së, Blerim Shala vlerëson se, aktualisht, duket që janë tre skenarë, secili më i keq se tjetri, të cilët mund të marrin trajtën e rrjedhës konkrete politike në vend, nëse nuk ndodhë mrekullia e zhbërjes së bllokadës totale që është në fuqi.

“I pari flet për vazhdimin e gjendjes së sotme. Në fakt, nuk do të ketë vazhdim të krizës në shkallën e tanishme, por thellim të saj, gjë që do t’i ulë edhe më shumë gjasat për një epilog të mbarë. I dyti thërret si dalje nga kjo situatë organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ndërsa ato zgjedhje, realisht, do të shënonin hyrjen në fazën më të rrezikshme që prej vitit 2004 e këndej”, ka vlerësuar Shala.

 

Ndërkaq, Shala, në një opinion të tij për “Lajmi.net”, thotë se edhe skenari i tretë, sërish kapet për idenë e një Qeverie më të gjerë, e cila do të duhej të ekzistonte dy vjet a më pak, sa për të tejkaluar këtë gjendjen e mundimshme. “Por në fakt, kjo Qeveri do ta kishte rolin e qetësuesit për një pacient thuaja të pashpresë, e jo që do të kontribuonte në përgatitjen e terrenin për ri-organizimin kushtetues dhe ligjor të Kosovës, me synim të shmangies afatgjate të krizave të këtij lloji të cilat kërcënojnë të shtrijnë për toke shtetin e Kosovës”, ka konstatuar Shala.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook