Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Home Lajme Danaj: Hipokrizi e neveritshme e BE ndaj Kosovës
Banner

Danaj: Hipokrizi e neveritshme e BE ndaj Kosovës

Kam ndjekur përgjatë shumë ditëve dhe javëve, qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare në Prishtinë lidhur me krizën e krijimit të institucioneve te reja legjislative dhe qeverisëse që duhet të krijoheshin pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

Pavarsisht deklarimeve të ndryshme të disa prej ambasadorëve më të fuqishëm në Prishtinë, në thelb qëndrimi I tyre është shumë hipokrit. Shumë prej tyre shprehen që ata nuk ndërhyjnë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve per konstituimin e Kuvëndit dhe të qeverisë së Kosovës pasi dhe këtu shfaqet hipokrizia e tyre “kjo na qënka cështje e brëndëshme e Kosov ës”. Por a nuk janë këta ambasadorë që detyruan Kuvëndin e Kosovës dhe qeverinë e Kosovës të mos e shpërndanin Kuvëndin pa miratuar krijimin e Gjykatës special e për të ashtuquajturat “krime të UCK”? A nuk janë këta që ndërhynë bile me egërsi për të mos lejuar shndërrimin e FSK në FAK? A nuk janë këta ambasadorë që ndërhynë me brutalitet që Kuvëndi I Kosovës të miratonte shtyrjen e mandatit të EULEX? Këta janë. Ndërsa tani kanë marrin rolin e Strucit me cinizëm që nga Zhbogar deri tek Cliff. Ata flasin tani me cinizëm dhe hipokrizi se Politika e Kosovës duhet ti zgjidhë vetë problemet e saj, kur në Gjykatën Kushtetuese kanë shumicën, kur atje shqiptarët janë pakicë, kur janë po këta ambasadorë që më marrëveshjen famëkeqe të Brukselit ju kanë dhënë të drejtë 50 mijë sërbëve, të blokojnë 2 milion shqiptarë. Nuk dua të mbroj, qëndrimet e papërgjegjshme të disa politikanëve shqiptarë në Prishtinë, por dua të denoncoj këtë hipokrizi të neveritshme të BE ndaj një pjese të Kombit shqiptar.

 

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook